Dy buzë…

buze

Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta…
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m’i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen…
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne…
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.

Nga : Migjeni

Poezi e mrekullueshme nga Dritëro Agolli

 

poezi

Pulebardha

Pulbardhen ne reren e lagur e gjetem,
E kishte thyer kemben nen gjurin e brishte.
E kishin lene shoqet ne bregun e detit vetem.
E kishin lene e askush nuk e priste.

Pulbardhen ne dhomen tone e shpume
E u mesua me ne si njeriu i shtepise.
Vec nga dritarja shikonte detin me shkume
Dhe valen qe ngrihej mes shiut dhe stuhise

Jetoi pulbardha shume ne dhome
Po humnbi papritur nje dite,
Nje dite kur deti hidhej mbi reren e njome
Nje dite kur vinin stuhite..

Dhe shkuam ne det ta kerkonim,
Kur vala me valen si deshet kokat kishin perpjekur
Dhe era dhe rete renkonin
Dhe e gjetem pulbardhen te vdekur…

E pame!
Kishte hapur krahet e bardhe ne reren e njome
E pame!
Ndofta nuk donte te vdiste ne dhome…

Dritëro Agolli

Poezi fantastike dashurie nga Ismail Kadare

 

vjesht

Në parkun që mbuluan fletët

Në parkun q’ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

 
Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q’ë kan’ mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

 
Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s’e shtypën dot.

 
Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

 
Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti…

Një nga fjalimet më frymëzuese të shek. XX “Unë kam një ëndërr”

i-have-a-dream

Le të mos zhgryhemi në luginën e dëshpërimit ju them juve sot miqtë e mi.

Dhe megjithëse sot ne përballemi me vështirësitë e së sotmes e së nesërmes unë ende kam një ëndërr. Është një ëndërr e rrënjosur thellë në ëndrrën amerikane.

Unë kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe do të jetojë sipas kuptimit të vërtete të kredos se tij: “Ne i mbajme këto të vërteta të jenë vetëprovuese se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.”

Unë kam një ëndërr se një ditë në kodrat e kuqe të Xhorxhias, bijtë e ish-skllevërve dhe bijtë e ish-skllavopronarëve do të jenë në gjendje të ulen së bashku në tryezën e vllazërisë.

Unë kam një ëndërr se një ditë, edhe shteti i Misisipit, një shtet i përvëluar nga nxehtësia e padrejtësisë, i përvëluar nga nxehtësia e shtypjes, do të transformohet në një oaz të lirisë dhe drejtësisë.

Unë kam një ëndërr se 4 fëmijët e mi do të jetojnë një ditë ne një komb, ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por nga përmbajtja e karakterit.

Unë kam një ëndërr se një ditë atje poshtë në Alabama, me racistët e saj të poshtër, me guvernatorin që i rrjedhin nga goja fjalet e “ndërpozicionit” e “nulifikimit” – një ditë tamam atje në Alabama, djemtë dhe vajzat e vogla zezake do të mund të kapen për dore me djemtë dhe vajzat e bardha si vëllezër e motra.

Unë kam një ëndërr sot.

Unë kam një ëndërr se një ditë çdo luginë do të ngrihet, çdo mal e kodër do të ulet, të thepisurat do të sheshohen e të shtremberat do të drejtohen: “Lavdia e perëndisë do të zbulohet, e njerëzia do ta shohë atë së bashku.”

Kjo është shpresa jonë e me këtë besim unë kthehem në jug.

Me këtë besim do të jemi në gjendje të shkëpusim nga mali i dëshpërimit një gur shprese. Me këtë besim, ne do të jemi në gjendje të transformojmë notat e çakorduara të kombit tonë në një simfoni të bukur të vllazërisë. Me këtë besim ne do të jemi në gjendje të punojmë së bashku, lutemi së bashku, luftojmë së bashku, shkojmë në burg së bashku, të ngrihemi për lirinë së bashku duke ditur se një ditë ne do të jemi të lirë.

Kjo do të jetë dita, kjo do të jetë dita kur të gjithë fëmijët e perëndisë do të jenë në gjendjë të këndojnë me kuptim të ri:

Vendi im, tokë e ëmbël e lirisë ty të këndoj

Toka ku të parët e mi vdiqën, tokë e krenarisë së shtegtimeve.

Nga çdo shpat mali liria le të kumbojë!

Dhe nëse Amerika do të bëhet një komb i madh kjo duhet të bëhet realitet.

Le të kumbojë liria nga kodrat e jashtëzakonshme të Nju-Hempshirit.

Le të kumbojë liria nga malet e hijerënda të Nju-Jorkut.

Le të kumbojë liria nga majat me borë të Kolorados.

Le të kumbojë liria nga rrëpirat lakore të Kalifornisë.

Por jo vetëm kaq:

Le të kumbojë liria nga mali i gurtë i Xhorxhias.

Le të kumbojë liria nga malet e Tenesisë.

Le të kumbojë liria nga çdo kodër e kodrinë në Misisipi.

Nga çdo shpat mali, le të kumbojë liria.

Dhe kur kjo të ndodhë, kur ne e lejojmë lirinë të kumbojë nga çdo fshat e çdo lagje, nga çdo shtet e qytet, ne do të jemi në gjendje të shpejtojmë ditën kur të gjithë fëmijët e perëndisë, të bardhë, të zinj, hebrej e johebrej, protestantë e katolikë, do të mund të kapen përdore e të këndojnë fjalët e vjetra shpirtërore zezake:

Të lirë më në fund! Të lirë më në fund!

Falë perëndisë së gjithëfuqishme, më në fund ne jemi të lirë.

 

Martin Luther King

 

Librat që duhet t’i lexoni të paktën një herë në jetë.

book

1-“Zonja Bovari” nga Gustav Flobert

2-“Lolita” nga Vladimir Nabokov

3-“Të vrasësh zogun përqeshës” nga Haper Lee

4-“Ana Karenina” nga Leo Tolstoy

5-“Alkimisti” – Paolo Koelho

6-“Asgjë e re nga fronti i perëndimit” – Ernest Hemingueji

7-“Njëqind vjet vetmi” – Gabriel Garsia Markez

8-“Për kë bien këmbanat” – Ernest Hemingueji

9-“Xha Gorioi” nga Honore de Balzak

10-“Emri i trëndafilit” nga Umberto Eko

11-“Lufta e Botëve” nga HG Wells

12-”Krenari dhe paragjykim “nga Jane Austen

13- “Një udhëtim në Indi” nga EM Forster

14-“1984” nga Xhorxh Oruell

15-“Krim dhe ndëshkim” nga Fjodor Dostojevski

16-“Kryezoti i Unazave” nga JRR Tolkein

17-“Zhgënjimet e të riut Werther” nga Johan Volfgang von Gëte

18-“Nën rrjetë” nga Iris Murdoch

19-“Emri im është e kuqja” nga Orhan Pamuk

20- “Neveria” nga Zhan Pol Sartri

21-“Jeta: një përdorim manual” nga Georges Perec

22-“Uliksi” nga Xhejms Xhojs

23-“Eugjen Onjegini” nga Aleksandër Pushkin

24- “I huaji” nga Albert Kamy

25-“Procesi” nga Franc Kafka

26-“Nëse në një natë dimri një udhëtar” nga Italo Calvino

27- “Dr Zhivago” nga Boris Pasternak

Ismail Kadare apo Dritëro Agolli

letter

Thënie nga Ismail Kadare

#Njeriu në jetë ka nevoj për një  filxhan shkencë, një  shishe kujdes, dhe një oqean durim. Ismail Kadare

#Dëgjo… është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve”.  Ismail Kadare

#Të falësh, nuk do të thotë të harrosh Ismail Kadare

#Ne mund të jemi gjithçka, veq një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju Ismail Kadare

#Gjuha, më mirë se gjithçka tjetër, jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe Ismail Kadare

 

 

Thënie nga Dritëro Agolli

#Nëse njeriu nuk ndien as kënaqësi as dhimbje,
Nuk ndien as gaz, as hidhërim, as shpresë…
Një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje,
Lëreni të vdesë… Dritero Agolli…

 

Ka njerëz që ecin me këmbë,
Ka që me këmbë shtypën;
Ka njerëz që hanë bukë me dhëmbë,
Ka që me dhëmbë mbytën

Ka njerëz që puthen me buzë,
Ka që me buzë peshtyjnë;
Ka njerëz që flasin me gjuhë,
Ka që me gjuhë ndyjnë.

 

Shprehjet më të bukuar nga njerëzit e famshëm për modën

moda

1-Moda nuk është diçka që ekziston vetëm në veshje. Moda është në qiell, në rrugë, modës ka të bëjë me idetë, mënyrën se si jetojmë, çfarë po ndodh. Coco Chanel

2-Moda është   veshja në bazë të asaj që është në modë. Stili është dicka më shumë , ka të bëj me të qenit vetvetja . Oscar de la Renta

3-Moda zbehet, vetëm stili mbetet i njëjtë. Coco Chanel

4-Ju nuk  e mësoni stilin duke parë  njerëzit në një pistë. Moda ndodh çdo mëngjes kur zgjoheni. Shalom Harloë

5-Nëse vishni rroba që nuk ju përshtaten, ju jeni një viktimë e modës. Ju duhet të veshin rroba që të bëjë që ju duken më të mirë. Vivienne Westwood

6-Unë thjesht  e dua modën. Unë mendoj se ajo shpreh kush je. Lindsay Lohan

7-Që kur kam qenë e vogël , shprehja artistike  e cila përfshinte modën më  ka frymëzuar mua. Kjo është një mënyrë për të komunikuar me  veten. Maria Sharapova

8-Moda duhet të jetë një formë  ikje nga realiteti, dhe jo një formë e burgimit. Alexander McQueen

9- Moda duhet të të jetë eleganc dhe zbavitje. Twiggy

10-Moda është mbi të gjitha lumturi. Është argëtim. Eshte e rëndësishme. Por nuk është ilaç. Donatella Versace