Një nga fjalimet më frymëzuese të shek. XX “Unë kam një ëndërr”

i-have-a-dream

Le të mos zhgryhemi në luginën e dëshpërimit ju them juve sot miqtë e mi.

Dhe megjithëse sot ne përballemi me vështirësitë e së sotmes e së nesërmes unë ende kam një ëndërr. Është një ëndërr e rrënjosur thellë në ëndrrën amerikane.

Unë kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe do të jetojë sipas kuptimit të vërtete të kredos se tij: “Ne i mbajme këto të vërteta të jenë vetëprovuese se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.”

Unë kam një ëndërr se një ditë në kodrat e kuqe të Xhorxhias, bijtë e ish-skllevërve dhe bijtë e ish-skllavopronarëve do të jenë në gjendje të ulen së bashku në tryezën e vllazërisë.

Unë kam një ëndërr se një ditë, edhe shteti i Misisipit, një shtet i përvëluar nga nxehtësia e padrejtësisë, i përvëluar nga nxehtësia e shtypjes, do të transformohet në një oaz të lirisë dhe drejtësisë.

Unë kam një ëndërr se 4 fëmijët e mi do të jetojnë një ditë ne një komb, ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por nga përmbajtja e karakterit.

Unë kam një ëndërr se një ditë atje poshtë në Alabama, me racistët e saj të poshtër, me guvernatorin që i rrjedhin nga goja fjalet e “ndërpozicionit” e “nulifikimit” – një ditë tamam atje në Alabama, djemtë dhe vajzat e vogla zezake do të mund të kapen për dore me djemtë dhe vajzat e bardha si vëllezër e motra.

Unë kam një ëndërr sot.

Unë kam një ëndërr se një ditë çdo luginë do të ngrihet, çdo mal e kodër do të ulet, të thepisurat do të sheshohen e të shtremberat do të drejtohen: “Lavdia e perëndisë do të zbulohet, e njerëzia do ta shohë atë së bashku.”

Kjo është shpresa jonë e me këtë besim unë kthehem në jug.

Me këtë besim do të jemi në gjendje të shkëpusim nga mali i dëshpërimit një gur shprese. Me këtë besim, ne do të jemi në gjendje të transformojmë notat e çakorduara të kombit tonë në një simfoni të bukur të vllazërisë. Me këtë besim ne do të jemi në gjendje të punojmë së bashku, lutemi së bashku, luftojmë së bashku, shkojmë në burg së bashku, të ngrihemi për lirinë së bashku duke ditur se një ditë ne do të jemi të lirë.

Kjo do të jetë dita, kjo do të jetë dita kur të gjithë fëmijët e perëndisë do të jenë në gjendjë të këndojnë me kuptim të ri:

Vendi im, tokë e ëmbël e lirisë ty të këndoj

Toka ku të parët e mi vdiqën, tokë e krenarisë së shtegtimeve.

Nga çdo shpat mali liria le të kumbojë!

Dhe nëse Amerika do të bëhet një komb i madh kjo duhet të bëhet realitet.

Le të kumbojë liria nga kodrat e jashtëzakonshme të Nju-Hempshirit.

Le të kumbojë liria nga malet e hijerënda të Nju-Jorkut.

Le të kumbojë liria nga majat me borë të Kolorados.

Le të kumbojë liria nga rrëpirat lakore të Kalifornisë.

Por jo vetëm kaq:

Le të kumbojë liria nga mali i gurtë i Xhorxhias.

Le të kumbojë liria nga malet e Tenesisë.

Le të kumbojë liria nga çdo kodër e kodrinë në Misisipi.

Nga çdo shpat mali, le të kumbojë liria.

Dhe kur kjo të ndodhë, kur ne e lejojmë lirinë të kumbojë nga çdo fshat e çdo lagje, nga çdo shtet e qytet, ne do të jemi në gjendje të shpejtojmë ditën kur të gjithë fëmijët e perëndisë, të bardhë, të zinj, hebrej e johebrej, protestantë e katolikë, do të mund të kapen përdore e të këndojnë fjalët e vjetra shpirtërore zezake:

Të lirë më në fund! Të lirë më në fund!

Falë perëndisë së gjithëfuqishme, më në fund ne jemi të lirë.

 

Martin Luther King

 

Cfarë duhet të bësh që të jesh njeri i suksesshëm

luxury-men

1-Duhet të jesh njeri mendje hapur. Mos gjyko të tjerët dhe prano ide dhe mendime të reja .

2-Bëj komplimente te tjerve. Përgëzoj të tjerët për arritjet që ata kanë në jetë .

3-Mëso  nga njerëzit e tjerë . Nga të gjithë njerëzit që takon  përpiqu të mësosh dicka të re dhe të fitosh eksperienca të reja.

4- Merr pergjegjësi të plotë për gjërat që bën dhe thua. Duhet të jesh sa më i pergjegjshëm për gjërat që bën dhe thua dhe asnjëherë mos fajëso të tjerët për gjërat e tua.

5-Pranoj gabimet e tua.

6- Pranoje veten ashtu sic je. Ti nuk mund të jesh perfekt pasi askush nga ne nuk është . Pranoje veten në tërësi  me të mirat dhe të metat që ke .

7-Mendo pozitivisht .Largoj mendimet negative .

8-Merr inisitativa të reja . Rreziko .Bëjë dicka që nuk e ke bërë më parë .

9-Mos fol keq për të tjërët . Mos  fol mbas shpinës për të tjerët. Mos u merr me thashetheme.

10-Kalo kohë me të tjerët .Bëhu tip i shoqërueshëm. Mos qëndro i izoluar dhe vetëm.

11- Merr vendime shpejt. Ji i vendosur dhe percaktoje shpejt atë që do por mos e ndrysho mendimin tënd shpejt pasi kjo gjë tregon pasiguri.

12-Mëso cdo ditë dicka të re . Përmirësoje veten dhe jetën tënde cdo ditë.

 

Thënie fantasike nga Muhammad Ali që mund të ndryshojnë jetën!

muhamed

1-Ai i cili nuk është mjaft i guximshëm për të rrezikuar, nuk do të arrijë asgjë në jetë.

 

2-Kampionet nuk bëhen në palestër. Kampionet bëhen nga ajo që ata  kanë brenda vetës: nga dëshira, ëndrra, vizioni. Kampionet duhet të kenë qëndrueshmërinë e minutës së fundit, duhet të jetë të shpejtë, duhet të kenë shkathtësi dhe vullnet. Por, vullneti duhet të jetë më i fortë se shkathtësia.

3-Jetoje çdo dite sikur të ishte e fundit, sepse një ditë do të kesh të drejtë.

 

4-Unë jam më i madhi, më i madhe që ka jetuar ndonjëherë. Nuk e kam asnjë shenjë në fytyre.

 

5-Nëse ndonjëherë ëndërroni të me rrihni mua, më mirë zgjohuni dhe kërkoni falje.

 

6-Unë nuk jam më i madhi; unë jam dy herë ma i madhi. Unë jo vetëm që i sulmoj ata, unë edhe fitoj.

 

7-Është shumë e vështirë të përulesh, kur jeni aq i madh sa jam unë.

 

8-Nëse mendja ime është e bindur, dhe zemra ime beson, atëherë mund t’ia dal.

 

9-E kam  urryer çdo minutë të stërvitjes , por kam thënë: “Mos u dorëzo. Vuaj tani që të jetosh  pjesën tjetër të jetës tënde si një kampion. ”

 

10- Thashë se unë isha “Më i  madhi,” unë kurrë nuk thashë se  unë isha më i mençuri!

Si të forcosh besimin tek vetja ?

confident-woman

Këto janë disa këshilla se si të ndihesh më mirë me veten dhe të kesh më shumë besim tek vetja :

1-Fokusohu tek vetja. Mos u merr me të tjerët .Fokusohu tek objektivat dhe ambiciet e tua dhe mos mendo per asgjë tjetër.

2-Relaksohu . Merr frymë . Mos u lodhë duke u marrë me gjëra të vogla . Mos lejo që gjërat e vogla të ndryshojnë humorin tëndë.

3-Mos u anko . Mos mendo gjithmonë gjëra negative për  veten dhe të tjerët . Problemet e tua janë kalimtare …kështu që mos fol me miqtë e tu shumë gjatë duke u ankuar se sa keq po shkojnë gjërat.

4-Duaje dhe respektoje veten tënde .  Pranoje veten ashtu si je . Askush nuk është perfekt .Të gjithë njerëzit kanë vlerat dhe veset e tyre . Bëj  paqe me veten .

5-Bëj gjërat që të pëlqejnë . Bëj  gjërat që të frymëzojnë dhe të bëjnë të ndihesh mirë . Merru me talentet  dhe pasionet e tua. Bëje veten tënde të lumtur.

6-Shijo momentin . Jeto jetën tënde. Jetoj castin dhe  mos u shqetëso per të shkuarën apo të ardhmen . Jepi lumturi momenteve  të tua dhe vlerso cdo gjë që ke në jetën tënde.

Mendimet që ti ke pecaktojnë rrjedhën e jetës tënde…

mendime-pozitive

Është shumë e rëndësishme që të jesh një njeri pozitiv. Një person i qeshur dhe optimist përballon cdo situate me të cilën haset në jetë . Jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar me mërzitje ,urrejtje , zili ,xhelozi ,pesimizëm  dhe ankesa. Është thelbësore për shëndetin tënd  fizik dhe mendor që të jesh një individ optimist  dhe entuziast . Nga entuziazmi  vijnë gjërat e  bukura dhe të mëdha.  Nëse mban një  qendrim pozitiv ndaj problemeve  ato nuk të prekin personalisht dhe shpesh ato zhduken vetvetiu.


Ti je i aftë të mendosh pozitivisht dhe negativisht . Zgjedhja është  e jotja.  Pozitiviteti sjell pozitivitetin. Nëse ti lejon problemet të kalojnë pa të prekur ti je një person me një forcë shumë të madhe shpirtërore .Se si reagon ndaj problemeve dhe sfidave që ke në jetë tregon personalitetin dhe karakterin tënd . Një njeri me karakter të fortë di t’i jap zgjidhje problemeve  në mënyrë të shpejtë dhe efikase . Ai  i merr problemet si dicka normale dhe të domosdoshme në jetën e tij. Ai di të përballoj  sfidat e jetës me optimizëm dhe kurajo.


Kur mendja është e kthjellët dhe  e qetë edhe vendimet që ne marrim  janë të vlefshme . Një mendje  e kthjellët  arsyeton në mënyrë racionale  dhe të saktë. Ajo i analizon  gjërat dhe jep përgjigjen  e duhur në cdo rrethanë . Mendimet që ti ke pecaktojnë  rrjedhën e jetës tënde.  Fillo të kontrollosh mendimet e tua. Merr kontrollin  e mendjes tënd.

Arjola. A

Jeto jetën tende dhe ec perpara.

lion

“Në qoftë se  nuk mund të fluturosh atëherë vraponi ,  në qoftë se nuk mund të vraponi  atëherë ecin, në qoftë se nuk mund të ecin atëherë zvarrituni , por çdo gjë që beni ,duhet  të  ecni  përpara.” Martin Luther King

 

Ti 

PO ti . EC përpara. Beso tek  veten jote . Behu  trim.Ji vetvetja . Qëndro i fortë. Mos u dorzo kurre . Mos  hiqë dorë.  Përqëndrohu. Jeto ëndrrën tuaj .

Jeto  jetën tende  dhe ec perpara. 

SI TË FITOSH MIQ DHE PUSHTET

success

  1. Mos kritiko,  mos dëno dhe  mos u  anko.
  2. Jepni vlerësim të sinqertë.
  3. Ngjall tek  personi tjetër  një dëshirë  të zjarrtë .
  4.  Tregoni interesim  të vërtetë dhe të madh për të tjerët.
  5.  Buzëqeshni.
  6.  Ki parasysh ,që për një njeri  emir i tij është tingulli  më i bukur dhe më i rëndësishëm për të .
  7. Të jesh  një dëgjues i mirë !  Inkurajo të tjerët të flasin për vetën!
  8.  Flisni me bashkëbiseduesin tuaj për tema që atij i interesojnë !
  9.  Bëj të mundur që personat e tjerë të ndjehen njerëz të rëndësishëm !
  10.  Mënyra e vetme për të dalë fitimtar nga një debat  është ta evitosh atë .
  11.  Trego respect për mendimet  dhe opinionet e të tjerve ! Mos I thoni dikujt hapur se  e ka gabim!
  12. Pranojeni menjëherë dhe sinqerisht, kur e  keni gabim!
  13.  Filloni  duke u treguar mik i sinqertë!
  14.  Bëni të mundur që kundërshtari  juaj të thotë “po”qysh në fillim!
  15.  Të lejojmë bashkëbiseduesin tonë që të flasë  sipas dëshirës!
  16.  Jepuni përshtypjen, se idetë kanë lindur prej tyre.
  17. Mundohuni të vlersoni problemin edhe nga këndvështrimi  i tjetrit!
  18.  Shprehni simpati për mendimet dhe dëshirat e të tjerëve!
  19.  Drejtohuni ndjenjave më fisnike tek të tjerët!
  20.  Bëjini dramatike dhe të gjalla idetë tuaja !
  21.  Lëshoni një sfidë.
  22.  Nisni bisedën me fjalë lavdëruese dhe vlersime të sinqerta .
  23.  Tërhiqja vëmendjen në mënyrë jo të drejtpërdrejtë një individi për  gabimet  e tij.
  24.  Fol për  gabimet e tua , përpara se të kritikosh gabimet e tjetrit.
  25.  Bëjë pyetje , në vend që të japësh urdhra .
  26.  Bëjë të mundur që  tjetri të ruaj  të paprekur krenarin  e tij.
  27.  Përgëzo menjëherë cdo përmirësim  minimal. Ji i përzemërt në aprovim  dhe i pa kursyer në lavdërime .
  28.  Bëj, që të tjerët të ndjejnë se kanë një reputacion për të ruajtur.
  29.  Inkurajo dhe jep përshtypjen se një difekt apo gabim është I lehtë për t’u kolligjuar.
  30.   Bëni  të mundur që të tjerët të jenë të kënaqur nga propozimi juaj

Author:Dale Carnegie