Revista ALbatros

Gjithcka që ju duhet është ketu…


Leave a comment

Cfarë është dashuria ?

 

love

 

Cfarë është dashuria ?

Do ta thoja po ta dija.

Ndoshta është energji.

Ndoshta është mrekulli.

 

Pse e kërkon kaq shumë njerzia ?

Pse  beson tek përjetësia?

Dashuria është një ndjenjë e pastër hyjnore .

Dashuria është dicka jo tokësore .

 

Dashuria sjell gëzimin .

Dashuria shëron lëndimin .

Dashuria kuron plagët .

Dashuria është e flakët .

 

Dashuria nuk shpjegohet .

Dashuria vec jetohet

Dashuria të heq gjumin

Dashuria të  stopon trurin.

 

Dashuria është forcë e natyrës .

Dashuria i jep dritë fytytës

Dashuria është  surreal .

Dashuria është lozonjare .

 

Kur dashuron njeriu lulëzon.

Kur  dashuron njeriu fantazon.

Kur dashuron njeriu s’llogjikon

Kur dashuron ai  cdo dhimbje harron .

 

Dashuria shëron cdo plagë .

Dashuria nuk të plakë.

Dahuria të jep jetë .

Dashuria është ndjenjë e vërtetë .

 

Dashuria e vërtetë ekziston .

Atë njeriu gjithë jetën e kërkon.

Ajo është ndjenjë e përjetëshme.

Dashuria  e vërtetë është e pavdekshme

 

Dashuria është forca më e madhe në tokë .

Dashuria është gjëja më e mistershme në botë .

Dashuria bashkon dy trupa në një shpirt.

Ajo sjell brenda  zemrës tonë dritë .

Arjola.A

Advertisements


Leave a comment

15 këshillat të arta për jetën nga filozofia Zen:

zen

Çfarë është  Filozofia Zen?

Zen është një shkollë e budizmit që e  ka origjinën ngë Kina  . Termi Zen rrjedh nga  japonishtja (Chan), e cila i ka rrënjët nga praktika indiane e  meditimit. Shkolla Zen është ndikuar fuqimisht nga Taoizmi dhe u zhvillua si një shkollë e shquar kineze e  budizmit.

Ndërkohë shumë njerëz e konsiderojnë budizmin një fe, shumica praktikuesve  thonë se është “një mënyrë jetese “ose një filozofi e jetës.

Vetë Buddha gjithmonë ka thënë se ai nuk ishte një perëndi, por një njeri si të gjithë njerëzit e tjerë. Të gjithë mund të mësojnë  çfarë ai ka mësuar.

 

15 këshillat për jetën nga filozofia Zen:

1-Sfido frikën tënde .Bëjë gjërat që të frikësojnë më shumë .

2-Hiq  inatin tënd ,është i kotë. Inati të dëmton vetëm ty dhe shëndetin tënd  prandaj përpiqu ta largosh. .

3-Hiq shqetësimet . Largoje nga jeta jote cdo gjë që të sjellë ty shqetësim dhe ankth. Largo nga jeta jote njerëzit negative.

4-Mos e krahaso veten tënde me të tjerët. Bëhu krijues jo krahasues.

5-Bëjë gjërat me zëmër .Vendos zemrën në cdo  gjë që bënë dhe në cdo vendim që merr.

6-Qesh cdo ditë . Mos  kalo asnjë ditë të jetës tënde pa buzëqeshje . Bëje veten tënde të lumtur.

7-Dil jashtë dhe argëtohu. Dil me miqtë dhe shijoje cdo moment.

8-Analizo ndërgjegjen tënde dhe armiqtë . Vetëm ti i di .

9-Mos shfaq  asnjëherë keqardhje për cfarë ka ndodhur. Gjarat janë ashtu sic janë dhe do jenë ashtu si duhet të jenë .Thjesht pranoje situatën ashtu sic është dhe ec përpara.

10-Bëhu krijues. Shprehe veten në mënyrë kreative.

11-Kalo kohë me veten. Merru me veten tënde . Relaksohu dhe kujdesu për veten .

12- Trego gjithmonë të vërtetën . Mos gjënje . Gënjeshtra  rritë stresin dhe prish qetësin tënde të brendshme shpirtërore.

13-Bëni dicka të mirë për të tjerët gjithmonë . Ndihmoj të tjerët gjithmonë pa kërkuar asgjë si shpërblim.

14-Mos u përpiq të jesh dikush që nuk je. Ti je këtu për një arsye . Je unik  .Nuk ke nevojë të jesh dikush tjetër. Ke misionin dhe rrugë tënd . Shioje .

15-Merr një kafshë shtëpiake . Redukton stresin e të bënë më të dashur dhe të përkushtuar.


Leave a comment

Këshilla për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur..

dog

 

1- Flini gjumë mjaftueshëm . Ju duhen maksimumi 8 orë gjumë  për të qenë energjik dhe i freskët  gjatë  ditës . Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj dhe është dicka e nevojshme për funksionimin e mirë të trurit dhe trupit tuaj  .

2- Hani sa më shumë fruta dhe zarzavate . Eleminoni ushqimet e konservuara ,me shumë yndyrë ose fast food. Pini sa më shumë lëngje .Ujë është shumë i nevojshëm për trupin tuaj. Ai hidraton trupin tuaj dhe  lufton dhe plakien . Ushqehuni sa më mirë me ushqime të kontrolluara dhe të shëndetshme.

3-Bëni të paktën 30 minuta ecje në natyrë  në ditë .Ecia  përmirëson metabolizmin tonë ,tonifikon trupin dhe lufton stresin .Dalja në natyrë  përmirëson mushkëritë tuaja ,jep paqe dhe qetësi trupit dhe lufton stresin dhe depresionin .

4-Bëjë të paktën 30 minuta  ushtrime fizike në ditë .Mund të zgjedhësh të shkosh në një  palestër por nëse nuk ke mundësi ekonomike ose kohë mund të  ushtrohesh edhe në kushte shtëpie .Mjafton të bësh disa ushrime të thjeshta gjimnastikore ose nëse do një trup më të tonifikuat mund të ndjekësh programe të ndryshme në youtube.

5- Relaksohuni .Dedikoi vetes të paktën një orë në ditë për t’u relaksuar . Mund të zgjedhësh të lexosh një libër . Të  clodhesh duke dëgjuar një muzikë që të pëlqen ose  mund të praktikosh joga ose meditim . Secili nga nga ne ka një teknik të vetën për tu relaksuar . Disa pëlqejnë të pikturojnë ,disa të lexojnë ,të tjerët të meditojnë , disa pëlqejnë të dëgjojnë muzikë ose të luajnë një vegël muzikore , të tjerë të shkruajnë dicka ,të tjerë të shohin filmin e tyre të preferuar . Jeni të lirë të bëni  cfarë të doni  e rëndësishme është të jeni të fokusuar tek vetja dhe të merreni një orë në ditë me atë që ju bënë me të vërtet të ndiheni i lirë dhe i lumtur .

6- Fokusohu tek gjërat positive që keni në jetën tuaj . Jetoj ditët një nga një dhe mos u mbingarkoni me probleme dhe punë më shumë nga cfarë mund të bëni ose përballoni  .  Merrni frymë dhe kujtoni se dita është vetëm 24 orë dhe jo gjithcka mund të bëhet brenda ditës . Cdo problem do kohën e vetë  të zgjidhjes dhe disa gjëra duhet thjeshtë t’i lini të zgjidhen vetë .

7- Komunikoni sa më shumë me miqtë dhe njerzit që iu rrethojnë .Do të reduktoj stresin dhe  do të mësoni shumë gjëra të reja.  Pranoj të tjerët ashtu sic janë dhe mos u përpiqni t’i ndryshoni  ata . Buzëqesh sa më shumë dhe tregohu i sjellshëm dhe i dashur me të tjerët .Pozitiviteti permirëson jetën dhe shëndetin tënd por  gjithashtu trasmeton   pozitivitet  tek të tjerët .

 


Leave a comment

Mendimet që ti ke pecaktojnë rrjedhën e jetës tënde…

mendime-pozitive

Është shumë e rëndësishme që të jesh një njeri pozitiv. Një person i qeshur dhe optimist përballon cdo situate me të cilën haset në jetë . Jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar me mërzitje ,urrejtje , zili ,xhelozi ,pesimizëm  dhe ankesa. Është thelbësore për shëndetin tënd  fizik dhe mendor që të jesh një individ optimist  dhe entuziast . Nga entuziazmi  vijnë gjërat e  bukura dhe të mëdha.  Nëse mban një  qendrim pozitiv ndaj problemeve  ato nuk të prekin personalisht dhe shpesh ato zhduken vetvetiu.


Ti je i aftë të mendosh pozitivisht dhe negativisht . Zgjedhja është  e jotja.  Pozitiviteti sjell pozitivitetin. Nëse ti lejon problemet të kalojnë pa të prekur ti je një person me një forcë shumë të madhe shpirtërore .Se si reagon ndaj problemeve dhe sfidave që ke në jetë tregon personalitetin dhe karakterin tënd . Një njeri me karakter të fortë di t’i jap zgjidhje problemeve  në mënyrë të shpejtë dhe efikase . Ai  i merr problemet si dicka normale dhe të domosdoshme në jetën e tij. Ai di të përballoj  sfidat e jetës me optimizëm dhe kurajo.


Kur mendja është e kthjellët dhe  e qetë edhe vendimet që ne marrim  janë të vlefshme . Një mendje  e kthjellët  arsyeton në mënyrë racionale  dhe të saktë. Ajo i analizon  gjërat dhe jep përgjigjen  e duhur në cdo rrethanë . Mendimet që ti ke pecaktojnë  rrjedhën e jetës tënde.  Fillo të kontrollosh mendimet e tua. Merr kontrollin  e mendjes tënd.

Arjola. A