Revista ALbatros

Gjithcka që ju duhet është ketu…


Leave a comment

Lindja e dashurisë

love-you
Lindja e dashurisë

Si lindi dashuria?  Kishte hyrë vjeshta.
Derisa bota ishte në stinën e pjekjes,
nuk të prisja më. Ti erdhe gjithë gaz,
duke rrëshqitur mbi butësinë e kohës,
e praruar si ajri. Dhe unë të shikoja. Sa e bukur m’u duke,
buzagaz e tërë gjallëri,
kundruall hënës kërthinjë, lindur para kohe në mbrëmje,
pa dritë, e hirshme në ajrin e praruar, si ti
që erdhe përmes kaltërsisë, pa një puthje,
por me ata dhëmbë borë të bardhë, dashuri e papërmbajtshme!

Unë të shikoja. Nën velat e tij të gjata,
atje tej kruspullosej hidhërimi
si një muzg i dendur që mbledh valët e tij.
Një shi i imët – ç’qiell i kaltër!- ta vesonte
ballin e ri. I dashuruar, i dashuruar ishte
fati i dritës! Kaq e praruar më dukeshe,
sa diejt mezi do të kishin guxim të ngulmonin
të ndizeshin për ty, mbi ty, të të falnin prore
pasionin e tyre të ndritshëm, vallen e shtruar të diejve
që silleshin rreth teje, o yll i ëmbël, që silleshin
rreth një trupi pothuaj të tejdukshëm, fatlum,
që thith dritat e lagëta e të mbrame të mbrëmjes,
dhe ende i mëngjestë, agsholet e tij përhap.

Ishe ti, dashuri, fat, dashuri e mbrame dhe e ndritshme,
ndoshta lindja e parafundit në rrugën e vdekjes.
Por jo. Ti më dole përpara.Vallë, ishe zog, trup,
apo vetëm shpirt? Ah mishi yt i nartë
që e puthja si dy flatra të ngrohta,
si ajrin që ngre peshë një kraharor, kur merr frymë.
Befas dallova fjalët e tua, parfumin tënd
dhe në shpirtin e thellë që sheh larg,
ti u ndale. I përshkuar nga ti deri në palcën e dritës,
ndjeva një pikëllim,: Dashuria
është e pikëlluar.

Në shpirtin tim po agonte. Ndritja
prej teje, tek unë ishte shpirti yt.
Në trup, në gojë, ndjeva shijen e agsholit.
Sytë e mi shprehën të vërtetën e tyre të praruar.
Ndjeva zogjtë,
tek më çurlikonin në ballë, duke ma mbushur zemrën
me një zhurmë shungulluese. Aty brenda vështrova
degët, luginat me diell, flatrat e ndërkëmbyeshme,
dhe një fluturim pendësh shumëngjyrëshe, çastesh vezulluese
më dehu, ndërsa tërë qenia ime e shkundulluar, e dalldisur,
e përflakur ngjitej në zenitin e saj
dhe gjaku im buçitës shpërthente në të qeshura
dashurie, drite, plotërie, shkume.

Nga:Vicente Aleixandre 
Advertisements


Leave a comment

Cfarë është dashuria ?

 

love

 

Cfarë është dashuria ?

Do ta thoja po ta dija.

Ndoshta është energji.

Ndoshta është mrekulli.

 

Pse e kërkon kaq shumë njerzia ?

Pse  beson tek përjetësia?

Dashuria është një ndjenjë e pastër hyjnore .

Dashuria është dicka jo tokësore .

 

Dashuria sjell gëzimin .

Dashuria shëron lëndimin .

Dashuria kuron plagët .

Dashuria është e flakët .

 

Dashuria nuk shpjegohet .

Dashuria vec jetohet

Dashuria të heq gjumin

Dashuria të  stopon trurin.

 

Dashuria është forcë e natyrës .

Dashuria i jep dritë fytytës

Dashuria është  surreal .

Dashuria është lozonjare .

 

Kur dashuron njeriu lulëzon.

Kur  dashuron njeriu fantazon.

Kur dashuron njeriu s’llogjikon

Kur dashuron ai  cdo dhimbje harron .

 

Dashuria shëron cdo plagë .

Dashuria nuk të plakë.

Dahuria të jep jetë .

Dashuria është ndjenjë e vërtetë .

 

Dashuria e vërtetë ekziston .

Atë njeriu gjithë jetën e kërkon.

Ajo është ndjenjë e përjetëshme.

Dashuria  e vërtetë është e pavdekshme

 

Dashuria është forca më e madhe në tokë .

Dashuria është gjëja më e mistershme në botë .

Dashuria bashkon dy trupa në një shpirt.

Ajo sjell brenda  zemrës tonë dritë .

Arjola.A


Leave a comment

Dy buzë…

buze

Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta…
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m’i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen…
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne…
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.

Nga : Migjeni


Leave a comment

Poezi fantastike dashurie nga Ismail Kadare

 

vjesht

Në parkun që mbuluan fletët

Në parkun q’ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

 
Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q’ë kan’ mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

 
Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s’e shtypën dot.

 
Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

 
Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti…


Leave a comment

Sekreti i nje martese te lumtur…

marry

 

Si te kesh një martesë të lumtur ?

  1. Mos u bë xheloz/e  për partnerin/en. Xhelozia është e dëmshme  ty dhe lidhjen tënde
  2. Mos debatoni me tone të larta dhe mos u grindni për gjëra të vogla.
  3. Mos kritiko (kur doni të bëni një kritik  përpiquni të thoni një kompliment para se ta kritikoni partnerin/en).
  4. Mos kërkoni ta ndryshoni karakterin e partnerit. Pranoje tjetrin ashtu sic është ,me të mirat dhe difektet  e tij .
  5. Tregohuni i/e sjellshëm ,i/e dashur dhe përkraheni partnerin gjithmonë.
  6. Vlersojeni njëri-tjetrin dhe lavdërojeni për cdo arritje që ai/ajo ka.
  7. Bëhuni i paparashikueshëm. Bëni surpriza  dhe dhurata.Tregohuni i vëmendshëm me gjeste të vogla.
  8. Kaloni kohë së bashku (p.sh.bëni lojra dhe aktivitete sportive së bashku ,dilni shëtitje ,filloni një kurs kërcimi etj.)
  9. Lexoni një libër rreth problemeve martesore.