Category Archives: Keshilla per jeten

Keshilla: Si të rrisësh një fëmijë të mirë.

 

img845866

Të gjithë fëmijët kanë momentet e tyre, por të njohësh ndikimin tënd tek sjellja e fëmijës mund ta bëj jetën tuaj më të lehtë. Kur shihni fëmijën tuaj që sillet mirë, riforconi sjelljen e tyre të mirë. Ndihmojini ata të kenë aftësi sociale duke përdorur metoda të mira dhe jo duke i krahasuar me të tjerët apo t’i ngrini zërin. Përdorni disiplinë të qëndrueshme dhe gjeni mundësi t’i mësoni dhe jo t’i ndëshkoni.

5  Metoda të vlefshme:

 

1-Përdorni përforcime pozitive.

Lavdëroni sjelljen e tyre të mirë. Kur fëmija sillet mirë , bëja të ditur. Kjo gjë i bën ata të kuptojnë që sjellja e tyre është vënë re, përgëzohet dhe vlerësohet.

Jepini fëmijëve shpërblim për sjelljen e mirë, si p.sh: dilni shëtitje, shkoni nga këndi i lojrave etj.

Nedelo__shutterstock_165826_hires.jpeg0

2-Bashkëveproni dhe luani me fëmijën tuaj shpesh.

Ju mund të shpenzoni kohë cilësore me të duke e ndihmuar të zhvilloi aftësitë e sjelljes së mirë.

3-Jepni një shembull të mirë me sjelljen  dhe bashkëveprimet tuaja.

Fëmija juaj sheh çdo gjë që ju bëni!

Happy family playing on the beach at the day time

4-Udhëzoni fëmijën tuaj kur ka emocione negative.

Nëse fëmija juaj ndjehet i inatosur ose i mërzitur, ndihmojeni duke e dëgjuar dhe duke e kuptuar. Ndihmojeni duke i shpjeguar gjërat në mënyrën që fëmija kupton.

5-Mësojeni në vend që ta ndëshkosh.

Kur ndëshkon fëmijën i tregon se çfarë bëri ishte gabim, ndërsa t’i mësosh e ndihmon atë sesi të përgjigjet dhe të zgjidhë situatat në të ardhmen.

 

Advertisements

Bëhu i suksesshëm duke ndjekur këto zakone

things-extremely-successful-people-do

1- Mos gjyko të tjerët dhe prano ide dhe mendime të reja. Duhet të jesh njeri mendje hapur. Provo  t’i shohësh gjërat nga shumë këndvështrime dhe prano ndryshimet.

2- Jeto në të tashmen .Mos jeto në të shkuarën ose në të ardhmen .Përqendrohu tek momenti i tanishëm. Shijoj çdo sekondë të ditës.

3-Mendo gjera të mira për veten dhe të ardhmen tënde. Mendoje veten si të suksesshëm dhe me një të ardhme brilante përpara.

4-Bëjë mirë gjithmonë .Bëjë mirë të tjerëve dhe ndihmo çdo njeri që të kërkon ndihmë . Do të shohësh që e mira do të kthehet shumëfishë.

201709051522516616

5-Bëj komplimente të tjerëve. Përgëzoj të tjerët për arritjet që ata kanë në jetë. Mos ndjej xhelozi për suksesin e të tjerëve.

6-Mëso  nga njerëzit e tjerë . Nga të gjithë njerëzit që takon  përpiqu të mësosh diçka të re dhe të fitosh eksperienca të reja.

7- Merr përgjegjësi të plotë për gjërat që bën dhe thua. Duhet të jesh sa më i përgjegjshëm për gjërat që bën dhe thua dhe asnjëherë mos fajëso të tjerët për gjërat e tua.

Face of beautiful woman on the background of business people

8-Pranoj gabimet e tua. Pranoje kur gabon. Çdo njeri gabon dhe kjo gjë është normale. E rëndësishme është të mësosh nga gabimet e tua dhe të përmirësohesh.

9- Pranoje veten ashtu si je. Duaje veten ashtu si je dhe mos lejo njeri të të thotë ty se si duhet të jesh. Çdo njeri është unik . Ti nuk mund të jesh perfekt pasi askush nga ne nuk është i përkryer dhe pikërisht kjo na bën ne të veçantë  . Pranoje veten në tërësi,  me të mirat dhe të metat që ke .

10- Gëzoje jetën .Gëzoje momentin. Mendo pozitivisht .Largoj mendimet negative .

download

11- Dil nga zona e rehatit . Merr iniciativa të reja . Rreziko .Bëjë diçka që nuk e ke bërë më parë.

12-Mos fol keq për të tjerët . Mos  fol mbas shpinës për të tjerët. Mos u merr me thashetheme.

13- Njih njerëz të rinj. Bëjë miq të mirë. Kalo kohë me të tjerët .Bëhu tip i shoqërueshëm. Mos qëndro i izoluar dhe vetëm.

14- Vendos vetë për veten tënde. Merr vendime shpejt. Ji i vendosur dhe përcaktoje shpejt atë që do por mos e ndrysho mendimin tënd shpejt pasi kjo gjë tregon pasiguri. Tregohu i sigurt.

15-. Përmirësoje veten dhe jetën tënde çdo ditë. Mëso çdo ditë diçka të re . Merru me diçka të re . Lexo diçka që nuk e ke lexuar më parë ose beje  diçka të  jashtëzakonshme.

 

Cfarë duhet të bësh që të jesh njeri i suksesshëm

car.jpg

1-Duhet të  duhet të  jesh njeri mendje hapur. Mos gjyko të tjerët dhe prano ide dhe mendime të reja .

2-Bëj komplimente te tjerve. Përgëzoj të tjerët për arritjet që ata kanë në jetë .

3-Mëso  nga njerëzit e tjerë . Nga të gjithë njerëzit që takon  përpiqu të mësosh dicka të re dhe të fitosh eksperienca të reja.

4- Merr pergjegjësi të plotë për gjërat që bën dhe thua. Duhet të jesh sa më i pergjegjshëm për gjërat që bën dhe thua dhe asnjëherë mos fajëso të tjerët për gjërat e tua.

5-Pranoj gabimet e tua.

6- Pranoje veten ashtu sic je. Ti nuk mund të jesh perfekt pasi askush nga ne nuk është . Pranoje veten në tërësi  me të mirat dhe të metat që ke .

7-Mendo pozitivisht .Largoj mendimet negative .

8-Merr inisitativa të reja . Rreziko .Bëjë dicka që nuk e ke bërë më parë .

9-Mos fol keq për të tjërët . Mos  fol mbas shpinës për të tjerët. Mos u merr me thashetheme.

10-Kalo kohë me të tjerët .Bëhu tip i shoqërueshëm. Mos qëndro i izoluar dhe vetëm.

11- Merr vendime shpejt. Ji i vendosur dhe percaktoje shpejt atë që do por mos e ndrysho mendimin tënd shpejt pasi kjo gjë tregon pasiguri.

12-Mëso cdo ditë dicka të re . Përmirësoje veten dhe jetën tënde cdo ditë.

 

25 thënie për suksesin që do ju frymëzojnë

sukses

1- “Kam humbur më shumë se 9000 goditje në karrierën time. Kam humbur 300 ndeshje. 26 herë më është besuar goditja e fitores dhe e kam humbur. Kam dështuar herë pas here në jetën time. Dhe kjo është arsyeja përse ia kam dalë” – Majkëll Xhordan

 

2-“Udhëtimi i një mijë miljeve nis me një hap të vetëm” – Lao Tzu

 

3. “Nëse mendon që mundesh ke të drejtë, nëse mendon që nuk mundesh, ke të drejtë” – Henry Ford

 

4-“Pyetja nuk është se kush do të më lejojë; pyetja është kush do të më ndalë” – Ayn Rand

 

  1. “Nuk ka rëndësi sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh” – Konfuci

 

  1. “Shanset në biznes janë si autobusët. Gjithmonë pritet të vijë një tjetër” – Richard Branson

 

  1. “Pyetja nuk është se kush do të më lejojë; pyetja është kush do të më ndalë” – Ayn Rand

 

  1. “Besoj se mundesh, dhe do të kesh bërë gjysmën e rrugës”-Theodore Roosevelt

 

9 .“Personi i vetëm që jeni të destinuar të bëheni, është personi që ju vetë vendosni të bëheni. “ -Ralph Waldo Emerson

 

10 .“Ajo që ne arrijmë së brendshmi, do të ndryshojë realitetin e jashtëm.”-Plutarku

 11. “Ose ti e komandon ditën tënde, ose dita jote të komandon ty.”-Jim Rohn

 

12 .“Hakmarrja më e mirë është suksesi i madh.” -Frank Sinatra

13.“Mënyra se si të fillosh është që të lësh fjalet dhe t’ia nisësh punës.”-Walt Disney

 

  1. “Një person që nuk ka gabuar asnjëherë, nuk ka provuar asnjëherë një gjë të re.” -Albert Einstein

 

  1. “Ne nuk mund të ndihmojë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojmë dike.” -Ronald Reagan

 

  1. “Çfarëdo lloj gjëje që mendja e njeriut mund ta konceptojë dhe besojë, ajo mund edhe ta arrijë.”-Napoleon Hill

 

  1. “E vetmja mënyrë për të bërë dicka të mëdha është që ta doni atë që bëni” -Steve Jobs

 

  1. Çdo ëndërr e madhe fillon me një ëndërrimtar. Gjithmonë mbajeni mend, ju keni brenda jush forcë, durim dhe pasion për të arritur yjet dhe për të ndryshuar botën.” /Harriet Tubman

 

  1. “Disa gjëra jua kap syri, por ndiqni vetëm ato që jua kap zemra.” – Proverbë Indiane

 

  1. Nëse diçka është mjaftueshëm e rëndësishme, edhe nëse shanset janë kundër jush, duhet eqë gjithësesi ta bëni atë. – Elon Musk

 

  1. Unë vetëm nuk mund ta ndryshoj botën, por unë mund të hedh një gur në ujë, për të krijuar shumë valë. -Nënë Tereza

 

  1. “Njerëzit që thonë se dicka nuk mund të bëhet, nuk duhet të ndërpresin ata që po e bëjnë atë.” -George Bernard Shaw

 

 

  1. “Ne jemi pikërisht ajo që bëjmë vazhdimisht. Prandaj, përsosmëria nuk është një veprim, por një zakon.” – Aristoteli

 

  1. “Ngjit shkallën e parë të besimit. Nuk të duhet ta shohësh të tërë shkallën, vetëm ngjit shkallën e parë.” – Dr. Martin Luther King Jr.

 

  1. “Nëse e keni mendjen tek ato që keni në jetë, do të keni gjithmonë më shumë. Nëse e keni mendjen tek ato që nuk keni në jetë, do të keni gjithmonë pak.” -Oprah Winfrey

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Thëniet më të bukura dhe të pavdekshme te Budës.

buda

Në jetën e përditshme Buda ka qenë princ, i cili ka qenë 29 vjet i mbyllur në pallatin mbretëror. Sipas mitologjisë ka ekzistuar një profeci që këtyre do t’iu lindte një djalë i cili do të largohet. Në pallatin mbretëror qëndroi 29 vjet dhe pas kësaj moshe arrin të ikë. Pasi ikë e sheh një njeri të sëmur, një njeri të plakur dhe një të vdekur, për të cilat nuk ka ditur që ekzistojnë. I sheh këto dhe mendon se ka rrugëdalje për këtë. Dhe vendos që ta arrijë të vërtetën, e cila i mposhtë këto. 6 vjet ai predikon, pra prej moshës 29 deri në 35 vjet. Mësimi i Budës është ikja ose evitimi i Samsarës dhe arritja e Nirvanës (Nirvana është një gjendje ku nuk ka kohë, nuk ka vuajtje, dhimbje dhe ku arrihet qetësia absolute e shpirtit). Pra prej moshës 29- 35 vjet Buda mëson, prej 35-80 vjet Buda mëson të tjerët apo predikon. Buda më pas vdes, thuhet se e ka ditur momentin e vdekjes së vet.

1-Jemi ajo që mendojmë.

2-Fjalët kanë fuqinë e të shkatërruarit dhe të krijimit ; kur fjalët janë të sinqerta dhe të këndshme mund të ndryshojnë botën .

3-Duke mbrojtur veten ke mbrojtur tjerët ; duke mbrojtur tjerët ke mbrojtur veten .

4-Sa më pak të keni , aq më pak duhet të shqetësoheni .

5-Asgjë e gjallë s’duhet vrarë , as insekti apo kafsha më e vogël , sepse çdo jetë është e shenjtë .

6-Çdo gjë vjen nga asgjëja dhe nga ky burim i përbashkët rrjedh detyra e vëllazërisë dhe i mëshirës ndaj të gjitha krijesave

7-Dhuna është frutë i dëshirës .

8-Urrejtja nuk ndalet nga urrejtja , në asnjë kohë ; urrejtja pushon nga dashuria : ky është ligji i përjetshëm .

9-Kujdesi shpie në përjetshmëri , moskujdesi në vdekje ; të kujdesshmit nuk vdesin kurrë , të pakujdesshmit janë si të vdekur .

10-Nëse doni të arrini ndriçimin , nuk duhet të studioni mësime të panumërta .Thellohuni vetëm të njëra . Cila ? Te dhembshuria e madhe .

11-Asgjë nuk është konstante, përveç ndryshimit .

12-Më mirë të jesh endacak e të udhëtosh vetëm , sesa të mykesh në shoqërinë e budallenjve .

13-Vdekja do jetë shumë e bukur nëse di të komunikosh me të . Është një
shpërbërje , bie prapë në burimin e qenies për tu çlodhur e për tu rinovuar . Do të thotë , të zhdukesh në burimin e ekzistencës dhe të bashkohesh me Zotin – dhe mund të rilindësh prapë , deri sa të bëhesh i Zgjuar .

14-I virtytshmi nuk mund të plagoset dhe dhimbja që tjerët duan t’i shkaktojnë , bie mbi vetë ato .

15-Mos i beso asgjëje , s’ka rëndësi ku e ke dëgjuar ose kush e ka thënë , edhe sikur ta kem thënë unë , vetëm nëse është e pranueshme dhe e kuptueshme për arsyen tënde .

16-Lëviz nëpër botë duke festuar , kërcyer , kënduar , si një bletë ; shko nga lulja në lule , vetëm duke provuar të gjitha eksperiencat , piqesh .

17-Mos i besoni shkrimeve të vjetra , mos besoni asgjë vetëm se populli juaj i beson, ose sepse ju kanë detyruar t’i besoni që nga fëmijëria . Ndaj çdo gjëje veproni me arsye ; pasi ta keni analizuar , nëse mendoni se është mirë për të gjithë , atëherë besojeni , jetoje , dhe ndihmoni fqinjin tuaj ta përjetojë edhe ai vetë .

18-Njeriu duhet të shpëtojë veten me përpjekjet e veta , asnjë nuk mund të bëjë për të , atë që ai duhet të bëjë për vete .

19-Vdekja nuk duhet të kihet frikë nga të mençurit .

20-Me të njëjtën thjeshtësi që era çrrënjos një pemë të brishtë , tundimet tërheqin atë që është në kërkim të kënaqësive , që është i pangopur, dembel dhe i dobët . Por , si era që nuk mund të lëkundë një mal , asnjë tundim nuk lëkund të urtin , energjikun , të besueshmin që jeton thjeshtë .

21-Në këtë botë të gjithë do vdesim . Kujto , si mund të mbash armiqësi ?

22-Në këtë botë urrejtja nuk mund t’i japi fund urrejtjes . Vetëm dashuria është e aftë ta shuajë atë . Ky është Ligji i Përjetshëm .

23-Jemi ajo që mendojmë . Ajo që jemi është produkt i mendjes sonë . Çdo fjalë ose vepër që lind nga ndonjë mendim i turbullt , ndiqet nga vuajtje , ashtu si rrota e karrocës që ndjek këmbët e demit .

24-Mos mbivlerëso atë që ke marrë dhe mos lakmo tjetrin. Ai që lakmon tjetrin nuk do arrijë paqen e mendjes .

25-Për të arritur gjetjen e thelbit tonë të vërtetë , duhet që më parë të jetojmë të shtatë mëkatet .

26-Udhëtari , nëse nuk takon një shoqërues më të mirë ose të ngjashëm me veten ,vazhdon i bindur vetëm : nuk bënë  shoqëri me budallain .

27-Ashtu si një shkëmb masiv nuk tundet nga era , ashtu edhe të mençurit nuk lëkunden mes fajësimeve dhe lavdërimeve .

28-Mposht njëmijë herë , njëmijë burra në betejë ; vetëm ai që mund veten është luftëtari më i madh .

29-Çdo gjë vjen nga asgjëja dhe nga ky burim i përbashkët rrjedh detyra e vëllazërisë dhe i mëshirës ndaj të gjitha krijesave

30-Është e nevojshme që njeriu t’i afrohet gjithmonë e më shumë të mirës e të përpiqet të ruajë mendjen e tij nga ligësitë . Mendja e atij që bën vepra të mira me gjysmë zemre , në fakt , merr kënaqësi në të keqe .

31-Për të parë atë që pak njerëz kanë parë duhet të shkoni aty ku pak kanë qenë .

32-Përgojuesi është i ngjashëm me atë që hedh pluhur kundër dikujt tjetër kur era është në drejtim të tij ; kështu pluhuri s’bën gjë tjetër veçse i kthehet atij që e hodhi.

33-Është më e rëndësishme të parandalosh që një kafshë të vuajë , sesa të rrish ulur e të meditosh për të këqijat e Universit duke u lutur në shoqërinë e priftërinjve .

Shprehje fantastike nga legjenda e modes Coco Chanel

moda

#Moda nuk është diçka që ekziston vetëm në veshjet. Moda është në qiell, në rrugë, Moda ka të bëjë me idetë, mënyrën se si jetojmë, çfarë po ndodh.

#Një vajzë duhet të jenë dy gjëra: me klasë  dhe e mrekullueshme .

#Për të qenë e pazëvendësueshme duhet gjithmonë të jeni  ndryshe.

#Moda është arkitekturë: ajo është një çështje me përmasa.

#Luksi  duhet të jetë rehati, përndryshe nuk është luks.

#Moda bëhet për t’u bërë jo i modës.

#E kam  shpikur jetën time, duke marrë të mirëqenë se çdo gjë që unë nuk e pëlqeja do të kishte të kundërtën, të cilat unë do ta doja.

#Disa njerëz mendojnë se luksi është e kundërta e varfërisë. Nuk eshte. Ajo është e kundërta e vulgaritetit.

#Ka njerëz të cilët kanë para dhe njerëz të cilët janë të pasur.

#Gratë kanë qenë gjithmonë ato me të fortat në botë. Burrat janë gjithmonë duke kërkuar nga gratë  një jastëk të vogël për të vënë kokat e tyre .Ata janë gjithmonë të malluar për nënën që i mbante ata si foshnje.

Një nga fjalimet më frymëzuese të shek. XX “Unë kam një ëndërr”

i-have-a-dream

Le të mos zhgryhemi në luginën e dëshpërimit ju them juve sot miqtë e mi.

Dhe megjithëse sot ne përballemi me vështirësitë e së sotmes e së nesërmes unë ende kam një ëndërr. Është një ëndërr e rrënjosur thellë në ëndrrën amerikane.

Unë kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe do të jetojë sipas kuptimit të vërtete të kredos se tij: “Ne i mbajme këto të vërteta të jenë vetëprovuese se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.”

Unë kam një ëndërr se një ditë në kodrat e kuqe të Xhorxhias, bijtë e ish-skllevërve dhe bijtë e ish-skllavopronarëve do të jenë në gjendje të ulen së bashku në tryezën e vllazërisë.

Unë kam një ëndërr se një ditë, edhe shteti i Misisipit, një shtet i përvëluar nga nxehtësia e padrejtësisë, i përvëluar nga nxehtësia e shtypjes, do të transformohet në një oaz të lirisë dhe drejtësisë.

Unë kam një ëndërr se 4 fëmijët e mi do të jetojnë një ditë ne një komb, ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por nga përmbajtja e karakterit.

Unë kam një ëndërr se një ditë atje poshtë në Alabama, me racistët e saj të poshtër, me guvernatorin që i rrjedhin nga goja fjalet e “ndërpozicionit” e “nulifikimit” – një ditë tamam atje në Alabama, djemtë dhe vajzat e vogla zezake do të mund të kapen për dore me djemtë dhe vajzat e bardha si vëllezër e motra.

Unë kam një ëndërr sot.

Unë kam një ëndërr se një ditë çdo luginë do të ngrihet, çdo mal e kodër do të ulet, të thepisurat do të sheshohen e të shtremberat do të drejtohen: “Lavdia e perëndisë do të zbulohet, e njerëzia do ta shohë atë së bashku.”

Kjo është shpresa jonë e me këtë besim unë kthehem në jug.

Me këtë besim do të jemi në gjendje të shkëpusim nga mali i dëshpërimit një gur shprese. Me këtë besim, ne do të jemi në gjendje të transformojmë notat e çakorduara të kombit tonë në një simfoni të bukur të vllazërisë. Me këtë besim ne do të jemi në gjendje të punojmë së bashku, lutemi së bashku, luftojmë së bashku, shkojmë në burg së bashku, të ngrihemi për lirinë së bashku duke ditur se një ditë ne do të jemi të lirë.

Kjo do të jetë dita, kjo do të jetë dita kur të gjithë fëmijët e perëndisë do të jenë në gjendjë të këndojnë me kuptim të ri:

Vendi im, tokë e ëmbël e lirisë ty të këndoj

Toka ku të parët e mi vdiqën, tokë e krenarisë së shtegtimeve.

Nga çdo shpat mali liria le të kumbojë!

Dhe nëse Amerika do të bëhet një komb i madh kjo duhet të bëhet realitet.

Le të kumbojë liria nga kodrat e jashtëzakonshme të Nju-Hempshirit.

Le të kumbojë liria nga malet e hijerënda të Nju-Jorkut.

Le të kumbojë liria nga majat me borë të Kolorados.

Le të kumbojë liria nga rrëpirat lakore të Kalifornisë.

Por jo vetëm kaq:

Le të kumbojë liria nga mali i gurtë i Xhorxhias.

Le të kumbojë liria nga malet e Tenesisë.

Le të kumbojë liria nga çdo kodër e kodrinë në Misisipi.

Nga çdo shpat mali, le të kumbojë liria.

Dhe kur kjo të ndodhë, kur ne e lejojmë lirinë të kumbojë nga çdo fshat e çdo lagje, nga çdo shtet e qytet, ne do të jemi në gjendje të shpejtojmë ditën kur të gjithë fëmijët e perëndisë, të bardhë, të zinj, hebrej e johebrej, protestantë e katolikë, do të mund të kapen përdore e të këndojnë fjalët e vjetra shpirtërore zezake:

Të lirë më në fund! Të lirë më në fund!

Falë perëndisë së gjithëfuqishme, më në fund ne jemi të lirë.

 

Martin Luther King

 

Ismail Kadare apo Dritëro Agolli

letter

Thënie nga Ismail Kadare

#Njeriu në jetë ka nevoj për një  filxhan shkencë, një  shishe kujdes, dhe një oqean durim. Ismail Kadare

#Dëgjo… është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve”.  Ismail Kadare

#Të falësh, nuk do të thotë të harrosh Ismail Kadare

#Ne mund të jemi gjithçka, veq një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju Ismail Kadare

#Gjuha, më mirë se gjithçka tjetër, jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe Ismail Kadare

 

 

Thënie nga Dritëro Agolli

#Nëse njeriu nuk ndien as kënaqësi as dhimbje,
Nuk ndien as gaz, as hidhërim, as shpresë…
Një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje,
Lëreni të vdesë… Dritero Agolli…

 

Ka njerëz që ecin me këmbë,
Ka që me këmbë shtypën;
Ka njerëz që hanë bukë me dhëmbë,
Ka që me dhëmbë mbytën

Ka njerëz që puthen me buzë,
Ka që me buzë peshtyjnë;
Ka njerëz që flasin me gjuhë,
Ka që me gjuhë ndyjnë.

 

Cfarë duhet të bësh që të jesh njeri i suksesshëm

luxury-men

1-Duhet të jesh njeri mendje hapur. Mos gjyko të tjerët dhe prano ide dhe mendime të reja .

2-Bëj komplimente te tjerve. Përgëzoj të tjerët për arritjet që ata kanë në jetë .

3-Mëso  nga njerëzit e tjerë . Nga të gjithë njerëzit që takon  përpiqu të mësosh dicka të re dhe të fitosh eksperienca të reja.

4- Merr pergjegjësi të plotë për gjërat që bën dhe thua. Duhet të jesh sa më i pergjegjshëm për gjërat që bën dhe thua dhe asnjëherë mos fajëso të tjerët për gjërat e tua.

5-Pranoj gabimet e tua.

6- Pranoje veten ashtu sic je. Ti nuk mund të jesh perfekt pasi askush nga ne nuk është . Pranoje veten në tërësi  me të mirat dhe të metat që ke .

7-Mendo pozitivisht .Largoj mendimet negative .

8-Merr inisitativa të reja . Rreziko .Bëjë dicka që nuk e ke bërë më parë .

9-Mos fol keq për të tjërët . Mos  fol mbas shpinës për të tjerët. Mos u merr me thashetheme.

10-Kalo kohë me të tjerët .Bëhu tip i shoqërueshëm. Mos qëndro i izoluar dhe vetëm.

11- Merr vendime shpejt. Ji i vendosur dhe percaktoje shpejt atë që do por mos e ndrysho mendimin tënd shpejt pasi kjo gjë tregon pasiguri.

12-Mëso cdo ditë dicka të re . Përmirësoje veten dhe jetën tënde cdo ditë.

 

15 këshillat të arta për jetën nga filozofia Zen:

zen

Çfarë është  Filozofia Zen?

Zen është një shkollë e budizmit që e  ka origjinën ngë Kina  . Termi Zen rrjedh nga  japonishtja (Chan), e cila i ka rrënjët nga praktika indiane e  meditimit. Shkolla Zen është ndikuar fuqimisht nga Taoizmi dhe u zhvillua si një shkollë e shquar kineze e  budizmit.

Ndërkohë shumë njerëz e konsiderojnë budizmin një fe, shumica praktikuesve  thonë se është “një mënyrë jetese “ose një filozofi e jetës.

Vetë Buddha gjithmonë ka thënë se ai nuk ishte një perëndi, por një njeri si të gjithë njerëzit e tjerë. Të gjithë mund të mësojnë  çfarë ai ka mësuar.

 

15 këshillat për jetën nga filozofia Zen:

1-Sfido frikën tënde .Bëjë gjërat që të frikësojnë më shumë .

2-Hiq  inatin tënd ,është i kotë. Inati të dëmton vetëm ty dhe shëndetin tënd  prandaj përpiqu ta largosh. .

3-Hiq shqetësimet . Largoje nga jeta jote cdo gjë që të sjellë ty shqetësim dhe ankth. Largo nga jeta jote njerëzit negative.

4-Mos e krahaso veten tënde me të tjerët. Bëhu krijues jo krahasues.

5-Bëjë gjërat me zëmër .Vendos zemrën në cdo  gjë që bënë dhe në cdo vendim që merr.

6-Qesh cdo ditë . Mos  kalo asnjë ditë të jetës tënde pa buzëqeshje . Bëje veten tënde të lumtur.

7-Dil jashtë dhe argëtohu. Dil me miqtë dhe shijoje cdo moment.

8-Analizo ndërgjegjen tënde dhe armiqtë . Vetëm ti i di .

9-Mos shfaq  asnjëherë keqardhje për cfarë ka ndodhur. Gjarat janë ashtu sic janë dhe do jenë ashtu si duhet të jenë .Thjesht pranoje situatën ashtu sic është dhe ec përpara.

10-Bëhu krijues. Shprehe veten në mënyrë kreative.

11-Kalo kohë me veten. Merru me veten tënde . Relaksohu dhe kujdesu për veten .

12- Trego gjithmonë të vërtetën . Mos gjënje . Gënjeshtra  rritë stresin dhe prish qetësin tënde të brendshme shpirtërore.

13-Bëni dicka të mirë për të tjerët gjithmonë . Ndihmoj të tjerët gjithmonë pa kërkuar asgjë si shpërblim.

14-Mos u përpiq të jesh dikush që nuk je. Ti je këtu për një arsye . Je unik  .Nuk ke nevojë të jesh dikush tjetër. Ke misionin dhe rrugë tënd . Shioje .

15-Merr një kafshë shtëpiake . Redukton stresin e të bënë më të dashur dhe të përkushtuar.