Sfidat e shekullit të ri. Çliroje veten

tecnologjia

Shekulli XXI në të cilin ne jetojmë mund të quhet shekulli i sfidave dhe ndryshimeve të mëdha. Gjithçka po ndryshon me ritme marramendëse ,gjithçka është në lëvizje dhe transformohet vazhdimisht. Të rinjtë e sotëm janë krejt ndryshe nga të rinjtë e 10, 20 apo 30 viteve më parë. Fal ndikimit të teknologjive të reja , medieve sociale, internetit gjithçka është ndryshe sot e do të jetë ndryshe nesër dhe as mund të parashikohet sa ndryshe mund të jetë pasnesër.

Shoqëria sot jeton në epokën e teknologjisë me të cilën është e lidhur aq ngushtë sa që nuk mund ta imagjinoi veten të shkëputur nga celulari, kompjuteri, rrjetet sociale apo media. Rinia sot e ka të lidhur ngushtazi gjithë jetën dhe aktivitetet e saj me teknologjinë. Nëse je në një moshë të re dhe nuk je i informuar mbi teknologjinë dhe nuk di ta përdorësh atë ky mund të jetë një problem shumë i madh për ty. Rinia sot është larguar shumë nga mënyra tradicionale e komunikimit. Si pasoi e internetit dhe e teknologjisë së re komunikimi ndërpersonal ka pësuar një shformim të dukshëm. Sot të rinjtë komunikojnë midis tyre me kode dhe forma të cila janë të pakuptueshme për moshën e mesme. Komunikimi është më i vrullshëm, më formal dhe më i çlirët. Nëse të rastis të dëgjosh bisedën e dy adoleshentëve në rrugë jam e sigurt se shumë pak gjëra do të kuptosh. Të rinjtë flasin me shkurtime, me simbole, me nënkuptime ,shpesh duke përdorur dhe gjuhën e huaj gjë që e bënë shumë të vështirë t’i deshifrosh mesazhet që ata i japin njëri-tjetrit. Nëse do të rastiste afër tyre një 80-vjeçar jam e sigurt që e vetmja gjë që do të kuptonte nga e gjithë biseda e tyre do të ishte që këta të rinjtë mund të jenë shqiptar pasi kanë folur edhe shqip. Më këtë nuk dua as ta dënoj ,as ta shaj, as ta paragjykoj rinin shqiptare. Teknologjia ka ndryshuar rrënjësisht jetën tonë dhe kjo pasqyrohet në të gjitha fushat e jetës. Sot ne jemi pjesë e një shoqërie e cila është gjatë gjithë kohës në lëvizje, të gjithë janë me nxitim, të gjithë nguten.

Sa shpesh e ke dëgjuar shprehjen: “Nuk kam kohë”, “Tani nuk mundem” ,”E kam me nxitim” etj. Ne flasim më shkurtë dhe më pak në komunikimin tonë të përditshëm. Mesazhet që u dërgojmë miqve tanë me telefon apo e-mail janë të shkurtra dhe sigurish që ne presim prej tyre një përgjigje të shpejtë e cila nëse vonon më shumë se 10 minuta atëherë kjo fillon të na shqetësoj. Kanë ikur njëherë e përgjithmonë ato kohë kur njerëzit i shkruanin letra njëri-tjetrit dhe prisnin me ditë të tëra përgjigjen e tyre. Sot nëse i shkruan një shoku një mesazh në celular dhe ai nuk të kthen përgjigje reagimi është i menjëhershëm. Thua me vete“ Seriozisht e ka ky që nuk kthen përgjigje???Pse nuk më shkruan?Akoma nuk e ka parë mesazhin? dhe shumë e shumë gjëra të tjera si këto dhe pikërisht aty ti reagon ose duke e marr në telefon ose duke i nisur një mesazh të dytë. Qesharake po ta mendosh megjithatë janë gjëra që ndodhin. Jemi qytetar të epokës teknologjike dhe nuk kemi kohë për të humbur pasi gjithëkohës jemi në vrapim e sipër.

Ne sot lexojmë më pak se brezat e kaluar dhe nëse ndodh që të na pëlqej leximi dhe duam të lexojmë jemi të pirur të mbrojmë sa më shpejt librin që kemi në dorë. Sot njerëzit duan ta bëjnë gjithçka më shpejtë dhe më me ngut duke filluar nga gjërat më të thjeshta deri tek ato më të vështirat. Ne duam të rritemi sa më parë ,duam të mbarojmë studimet sa më parë , duam të pasurohemi sa më parë , duam gjithçka në çast, tani.
Nëse e analizojmë përditshmërinë e një njeriu modern do të vëmë re se dita nisë me nxitim. Nuk ka shumë kohë të hajë mëngjes ose të shohë televizor ose të bëhet gati me qetësi për ditën e re që e pret. Nxiton, do të bëjë dy –tre gjëra njëkohësisht. Kjo gjë pasqyrohet në të gjithë rrjedhën e ditës së tij. Rrugës për në punë ecën me shpejtësi, trafiku i qytetit e bezdis , e mërzit pasi nuk do të pres , nuk ka kohë të presë . Edhe nëse ka gjithë kohën e mundshme në dispozicion dhe e ka ditën komplet të lirë njeriu teknologjikë i ditëve tona nuk është i qetë, do të shijo gjithçka shpejt e shpejt , e bezdis ndalesa, pauza, i duket sikur i harxhon kohën e tij.

I futur në një vorbull e cila e rrotullon vazhdimisht dhe nuk e lë të shijoj asnjë moment qetësie njeriu i shekullit tonë humbet veten. Prandaj sot në botë njerëzit përballen me probleme të ndryshme si stresi,depresioni, vetmia, ankthi,pagjumësia e shumë të tjera. E gjitha vjen prej mungesës së qetësisë mendore dhe shpirtërore, prej humbjes së identitetit në turrat e mëdha të shoqërisë, e harron se jeta është shumë e çmuar dhe e papërsëritshme. Vitet ia lënë vendi njëri-tjetrit dhe momenti i tanishëm nuk kthehet më. Gjithçka është kalimtare në këtë botë dhe prandaj është e rëndësishme ta shijosh në maksimum çdo moment të ditës pasi janë ato momente të ditës që në fakt përbëjnë jetën tënde. Duke filluar nga dita e sotme fillo të merresh pak më shumë me veten tënde, me dëshirat dhe nevojat e tua. Shkëputu nga kaosi i shoqërisë moderne dhe merru me atë që të bënë ty të lumtur. Çliroje veten, jetoje ditën tënde në tërësi e saj . Merr frymë thellë dhe shijo gjithçka të bukur që të rrethon. Lumturoje veten. Ti e meriton.

Nga : Arjola Ajdinaj

Lindja e dashurisë

love-you
Lindja e dashurisë

Si lindi dashuria?  Kishte hyrë vjeshta.
Derisa bota ishte në stinën e pjekjes,
nuk të prisja më. Ti erdhe gjithë gaz,
duke rrëshqitur mbi butësinë e kohës,
e praruar si ajri. Dhe unë të shikoja. Sa e bukur m’u duke,
buzagaz e tërë gjallëri,
kundruall hënës kërthinjë, lindur para kohe në mbrëmje,
pa dritë, e hirshme në ajrin e praruar, si ti
që erdhe përmes kaltërsisë, pa një puthje,
por me ata dhëmbë borë të bardhë, dashuri e papërmbajtshme!

Unë të shikoja. Nën velat e tij të gjata,
atje tej kruspullosej hidhërimi
si një muzg i dendur që mbledh valët e tij.
Një shi i imët – ç’qiell i kaltër!- ta vesonte
ballin e ri. I dashuruar, i dashuruar ishte
fati i dritës! Kaq e praruar më dukeshe,
sa diejt mezi do të kishin guxim të ngulmonin
të ndizeshin për ty, mbi ty, të të falnin prore
pasionin e tyre të ndritshëm, vallen e shtruar të diejve
që silleshin rreth teje, o yll i ëmbël, që silleshin
rreth një trupi pothuaj të tejdukshëm, fatlum,
që thith dritat e lagëta e të mbrame të mbrëmjes,
dhe ende i mëngjestë, agsholet e tij përhap.

Ishe ti, dashuri, fat, dashuri e mbrame dhe e ndritshme,
ndoshta lindja e parafundit në rrugën e vdekjes.
Por jo. Ti më dole përpara.Vallë, ishe zog, trup,
apo vetëm shpirt? Ah mishi yt i nartë
që e puthja si dy flatra të ngrohta,
si ajrin që ngre peshë një kraharor, kur merr frymë.
Befas dallova fjalët e tua, parfumin tënd
dhe në shpirtin e thellë që sheh larg,
ti u ndale. I përshkuar nga ti deri në palcën e dritës,
ndjeva një pikëllim,: Dashuria
është e pikëlluar.

Në shpirtin tim po agonte. Ndritja
prej teje, tek unë ishte shpirti yt.
Në trup, në gojë, ndjeva shijen e agsholit.
Sytë e mi shprehën të vërtetën e tyre të praruar.
Ndjeva zogjtë,
tek më çurlikonin në ballë, duke ma mbushur zemrën
me një zhurmë shungulluese. Aty brenda vështrova
degët, luginat me diell, flatrat e ndërkëmbyeshme,
dhe një fluturim pendësh shumëngjyrëshe, çastesh vezulluese
më dehu, ndërsa tërë qenia ime e shkundulluar, e dalldisur,
e përflakur ngjitej në zenitin e saj
dhe gjaku im buçitës shpërthente në të qeshura
dashurie, drite, plotërie, shkume.

Nga:Vicente Aleixandre 

Dy buzë…

buze

Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta…
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m’i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen…
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne…
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.

Nga : Migjeni

Poezi e mrekullueshme nga Dritëro Agolli

 

poezi

Pulebardha

Pulbardhen ne reren e lagur e gjetem,
E kishte thyer kemben nen gjurin e brishte.
E kishin lene shoqet ne bregun e detit vetem.
E kishin lene e askush nuk e priste.

Pulbardhen ne dhomen tone e shpume
E u mesua me ne si njeriu i shtepise.
Vec nga dritarja shikonte detin me shkume
Dhe valen qe ngrihej mes shiut dhe stuhise

Jetoi pulbardha shume ne dhome
Po humnbi papritur nje dite,
Nje dite kur deti hidhej mbi reren e njome
Nje dite kur vinin stuhite..

Dhe shkuam ne det ta kerkonim,
Kur vala me valen si deshet kokat kishin perpjekur
Dhe era dhe rete renkonin
Dhe e gjetem pulbardhen te vdekur…

E pame!
Kishte hapur krahet e bardhe ne reren e njome
E pame!
Ndofta nuk donte te vdiste ne dhome…

Dritëro Agolli

Poezi fantastike dashurie nga Ismail Kadare

 

vjesht

Në parkun që mbuluan fletët

Në parkun q’ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

 
Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q’ë kan’ mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

 
Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s’e shtypën dot.

 
Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

 
Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti…

Librat që duhet t’i lexoni të paktën një herë në jetë.

book

1-“Zonja Bovari” nga Gustav Flobert

2-“Lolita” nga Vladimir Nabokov

3-“Të vrasësh zogun përqeshës” nga Haper Lee

4-“Ana Karenina” nga Leo Tolstoy

5-“Alkimisti” – Paolo Koelho

6-“Asgjë e re nga fronti i perëndimit” – Ernest Hemingueji

7-“Njëqind vjet vetmi” – Gabriel Garsia Markez

8-“Për kë bien këmbanat” – Ernest Hemingueji

9-“Xha Gorioi” nga Honore de Balzak

10-“Emri i trëndafilit” nga Umberto Eko

11-“Lufta e Botëve” nga HG Wells

12-”Krenari dhe paragjykim “nga Jane Austen

13- “Një udhëtim në Indi” nga EM Forster

14-“1984” nga Xhorxh Oruell

15-“Krim dhe ndëshkim” nga Fjodor Dostojevski

16-“Kryezoti i Unazave” nga JRR Tolkein

17-“Zhgënjimet e të riut Werther” nga Johan Volfgang von Gëte

18-“Nën rrjetë” nga Iris Murdoch

19-“Emri im është e kuqja” nga Orhan Pamuk

20- “Neveria” nga Zhan Pol Sartri

21-“Jeta: një përdorim manual” nga Georges Perec

22-“Uliksi” nga Xhejms Xhojs

23-“Eugjen Onjegini” nga Aleksandër Pushkin

24- “I huaji” nga Albert Kamy

25-“Procesi” nga Franc Kafka

26-“Nëse në një natë dimri një udhëtar” nga Italo Calvino

27- “Dr Zhivago” nga Boris Pasternak

Ismail Kadare apo Dritëro Agolli

letter

Thënie nga Ismail Kadare

#Njeriu në jetë ka nevoj për një  filxhan shkencë, një  shishe kujdes, dhe një oqean durim. Ismail Kadare

#Dëgjo… është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve”.  Ismail Kadare

#Të falësh, nuk do të thotë të harrosh Ismail Kadare

#Ne mund të jemi gjithçka, veq një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju Ismail Kadare

#Gjuha, më mirë se gjithçka tjetër, jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe Ismail Kadare

 

 

Thënie nga Dritëro Agolli

#Nëse njeriu nuk ndien as kënaqësi as dhimbje,
Nuk ndien as gaz, as hidhërim, as shpresë…
Një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje,
Lëreni të vdesë… Dritero Agolli…

 

Ka njerëz që ecin me këmbë,
Ka që me këmbë shtypën;
Ka njerëz që hanë bukë me dhëmbë,
Ka që me dhëmbë mbytën

Ka njerëz që puthen me buzë,
Ka që me buzë peshtyjnë;
Ka njerëz që flasin me gjuhë,
Ka që me gjuhë ndyjnë.