All posts by revistaalbatros

About revistaalbatros

Revista ALBatros  është nje  revistë që i dedikohet te gjitha moshave . Ajo ka rukrika të shumëllojshme. Në këtë revistë do të gjeni artikuj nga të gjitha fushat dhe për të gjitha moshat . Rubrikat tona i dedikohen femrave, meshkujve, adoleshentëve , të rinjve , të moshuarve  dhe studentëve. Temat që ne trajtojmë  lidhen me shëndetin, ushqimin, gatimin  modën, veshjet ,keshilla bukurie ,suksesin , dashurinë, nënat e reja , martesa dhe dashuria ,miqësia , kuriozitete, fakte dhe informacione te shumëllijshme, aforizma dhe shprehje të bukura, art, libra , filma, materiale motivuese  dhe nje kategori dedikuar njerëzve të famshëm.  Revista AlBatros është  unike në llojin e saj .Në të do të gjeni informacione  të vecanta që do t’ju  përmirësojnë jetën tuaj. Shkrimet tona janë informuese , edukuese , motivuese dhe argëtuese.  Jeni të mirëpritur të gjithë ju lexues të bëheni pjesë e kësaj reviste duke shtuar komentet tuaja në shkrimet tona .

Keshilla: Si të rrisësh një fëmijë të mirë.

 

img845866

Të gjithë fëmijët kanë momentet e tyre, por të njohësh ndikimin tënd tek sjellja e fëmijës mund ta bëj jetën tuaj më të lehtë. Kur shihni fëmijën tuaj që sillet mirë, riforconi sjelljen e tyre të mirë. Ndihmojini ata të kenë aftësi sociale duke përdorur metoda të mira dhe jo duke i krahasuar me të tjerët apo t’i ngrini zërin. Përdorni disiplinë të qëndrueshme dhe gjeni mundësi t’i mësoni dhe jo t’i ndëshkoni.

5  Metoda të vlefshme:

 

1-Përdorni përforcime pozitive.

Lavdëroni sjelljen e tyre të mirë. Kur fëmija sillet mirë , bëja të ditur. Kjo gjë i bën ata të kuptojnë që sjellja e tyre është vënë re, përgëzohet dhe vlerësohet.

Jepini fëmijëve shpërblim për sjelljen e mirë, si p.sh: dilni shëtitje, shkoni nga këndi i lojrave etj.

Nedelo__shutterstock_165826_hires.jpeg0

2-Bashkëveproni dhe luani me fëmijën tuaj shpesh.

Ju mund të shpenzoni kohë cilësore me të duke e ndihmuar të zhvilloi aftësitë e sjelljes së mirë.

3-Jepni një shembull të mirë me sjelljen  dhe bashkëveprimet tuaja.

Fëmija juaj sheh çdo gjë që ju bëni!

Happy family playing on the beach at the day time

4-Udhëzoni fëmijën tuaj kur ka emocione negative.

Nëse fëmija juaj ndjehet i inatosur ose i mërzitur, ndihmojeni duke e dëgjuar dhe duke e kuptuar. Ndihmojeni duke i shpjeguar gjërat në mënyrën që fëmija kupton.

5-Mësojeni në vend që ta ndëshkosh.

Kur ndëshkon fëmijën i tregon se çfarë bëri ishte gabim, ndërsa t’i mësosh e ndihmon atë sesi të përgjigjet dhe të zgjidhë situatat në të ardhmen.

 

Advertisements

Bëhu i suksesshëm duke ndjekur këto zakone

things-extremely-successful-people-do

1- Mos gjyko të tjerët dhe prano ide dhe mendime të reja. Duhet të jesh njeri mendje hapur. Provo  t’i shohësh gjërat nga shumë këndvështrime dhe prano ndryshimet.

2- Jeto në të tashmen .Mos jeto në të shkuarën ose në të ardhmen .Përqendrohu tek momenti i tanishëm. Shijoj çdo sekondë të ditës.

3-Mendo gjera të mira për veten dhe të ardhmen tënde. Mendoje veten si të suksesshëm dhe me një të ardhme brilante përpara.

4-Bëjë mirë gjithmonë .Bëjë mirë të tjerëve dhe ndihmo çdo njeri që të kërkon ndihmë . Do të shohësh që e mira do të kthehet shumëfishë.

201709051522516616

5-Bëj komplimente të tjerëve. Përgëzoj të tjerët për arritjet që ata kanë në jetë. Mos ndjej xhelozi për suksesin e të tjerëve.

6-Mëso  nga njerëzit e tjerë . Nga të gjithë njerëzit që takon  përpiqu të mësosh diçka të re dhe të fitosh eksperienca të reja.

7- Merr përgjegjësi të plotë për gjërat që bën dhe thua. Duhet të jesh sa më i përgjegjshëm për gjërat që bën dhe thua dhe asnjëherë mos fajëso të tjerët për gjërat e tua.

Face of beautiful woman on the background of business people

8-Pranoj gabimet e tua. Pranoje kur gabon. Çdo njeri gabon dhe kjo gjë është normale. E rëndësishme është të mësosh nga gabimet e tua dhe të përmirësohesh.

9- Pranoje veten ashtu si je. Duaje veten ashtu si je dhe mos lejo njeri të të thotë ty se si duhet të jesh. Çdo njeri është unik . Ti nuk mund të jesh perfekt pasi askush nga ne nuk është i përkryer dhe pikërisht kjo na bën ne të veçantë  . Pranoje veten në tërësi,  me të mirat dhe të metat që ke .

10- Gëzoje jetën .Gëzoje momentin. Mendo pozitivisht .Largoj mendimet negative .

download

11- Dil nga zona e rehatit . Merr iniciativa të reja . Rreziko .Bëjë diçka që nuk e ke bërë më parë.

12-Mos fol keq për të tjerët . Mos  fol mbas shpinës për të tjerët. Mos u merr me thashetheme.

13- Njih njerëz të rinj. Bëjë miq të mirë. Kalo kohë me të tjerët .Bëhu tip i shoqërueshëm. Mos qëndro i izoluar dhe vetëm.

14- Vendos vetë për veten tënde. Merr vendime shpejt. Ji i vendosur dhe përcaktoje shpejt atë që do por mos e ndrysho mendimin tënd shpejt pasi kjo gjë tregon pasiguri. Tregohu i sigurt.

15-. Përmirësoje veten dhe jetën tënde çdo ditë. Mëso çdo ditë diçka të re . Merru me diçka të re . Lexo diçka që nuk e ke lexuar më parë ose beje  diçka të  jashtëzakonshme.

 

Nicole Kidman  është  fituesja  e  vërtetë në Tapetin  e Kuq të Oskarit

Nicole-Kidman-Oscars-2018-Red-Carpet

Nicole Kidman  dhe një herë, është një fituesja  e  vërtetë në tapetin  e kuq të Oskarit. Ajo shkëlqeu me një fustan skulpturor Armani Privé në një ngjyrë blu të ndezur. Fustani ishte stiluar në formën e një ylli  të  vërtetë që nuk ka kurrë frikë të ndriçoj. Ky fustan i është përshtatur stilit të guximshëm të aktores  Kidman  e cila gjithmonë ka mahnitur me pamjen e saj. Me  Christian Dior ose Armani , Kidman nuk ka frikë të marrë forma të guximshme dhe ngjyra të gjalla dhe gjithmonë guxon  me zgjedhjet e saj të ngjyrave dhe stilit.

nicole-kidman-oscars-2018-12

Fustanin i Kidman-it kishte një prerje të  përsosur dhe një detaj romantik  me flutur në bel. Veshja e saj tregonte për feminitetin modern, e cila natyrisht nuk kishte frikë të theksohej  Me ngjyrë qielli verbuese dhe  me bizhuteritë e  Harry Winston, Nicole Kidman   shkëlqeu si një yll i vërtet në  Tapetin  e Kuq të Oskarit duke vjedhur vëmendjen e gjithë të pranishmëve .

 

Jordan Peele bën histori në Oscar 2018, skenaristi i parë i  me ngjyrë  që ka  fituar një Oskar

download

Jordan Peele është zyrtarisht fitues i Oskarit! Drejtori, shkrimtari dhe producenti i Get Out fitoi çmimin për skenarin më të mirë origjinal në 2018 Oscars të dielën. Audienca ishte shumë entuziaste   kur emri i tij u thirr nga Nicole Kidman.

900

“Kjo do të thotë kaq shumë për mua, kam ndalur të shkruaj këtë film rreth 20 herë sepse mendova se ishte e pamundur,” tha Peele. “Mendova se nuk do të funksiononte. Mendova se askush nuk do ta bënte kurrë këtë film, por unë vazhdoja të kthehesha në të, sepse e dija që dikush do të më lejonte të bëja këtë film dhe  që njerëzit do ta dëgjonin dhe njerëzit do ta shihnin atë. ”

90th Annual Academy Awards, Arrivals, Los Angeles, USA - 04 Mar 2018

Fitimi i Peele ishte një histori, pasi ai është skenaristi i parë i  me ngjyrë  që ka  fituar një Oskar për skenarin më të mirë në historinë 90-vjeçare të shfaqjes. “Dua t’a kushtoj këtë të gjithëve atyre  që më lejuan  të ngre zërin tim”, tha ai.

 

Peele gjithashtu falënderoi gruan e tij, Chelsea Peretën dhe nënën e tij. Ai tha se ato e mësuan të dojë  madje edhe në fytyrën e urrejtjes

Ja si duket Ronela Hajati pa make-up

ronc940

Këngëtarja Ronela Hajati ka vendosur të na çudis kësaj herë duke u shfaqur pa filtra dhe krejtësisht  pa grim në fytyrë, në një foto të publikuar në instagramin e saj. Kliko per te pare  foto .

Këngëtarja njihet për stilin e saj të veçantë dhe që në fillimet e karrierës së  saj është shfaqur pa komplekse para publikut . Ajo ka sjell gjithmonë risi me performancat e saj të cilat janë komentuar nga publiku.. Kësaj  here ajo ka guxuar të shfaqet e pagrimuar duke mos hezituar të na tregoj  bukurin  e saj natyrale . Këngëtarja që njihet  për tipn e saj rebel e cila ekspirementon shumë në stilin e saj si në këndim ashtu dhe në pamje. Shumë pak artiste shqiptare do të kishin guximin të shfaqeshin pa make-up para publikut por jo Ronela.    Këngëtarja shkruan poshtë fotos së saj vetëm “Airplane mode” pra, tregon se është duke udhëtuar. Këngëtarja ka një pamje të zakonshme,e veshur me një bluzë  të zezë dhe me flokët e  krehur thjeshtë. Ronela ka dashur të shfaqet ashtu siç është në të përditshmen e saj larg kamerave dhe syrit të  medias.

mqdefault

Është  hera e parë që këngëtarja publikon një foto të tillë në të cilën shfaqet kaq natyrale. Me sa duket këngëtarja ka dashur që fansat  të njohin edhe  anë tjetër të personalitetit të saj, atë si një vajzë modeste dhe spontane që nuk ka kompleks të tregoj pamjen e saj të vërtetë. Fansat në faqen e saj e kanë komplimentuar për pamjen e saj dhe disa prej tyre kanë komentuar se duket më e re në moshë.

Nuk dihet destinacioni i këngëtares 28 vjeçare dhe nëse ka qenë e shoqëruar nga dikush në këtë udhëtim të saj. Ronela ka fotografuar vetëm veten e saj dhe nuk e ka zbuluar se kush  është ulur pranë  saj. Kësaj herë Ronela nuk ka dashur të  tregoj  asgjë më shumë . Nuk dihet nëse ajo është shoqëruar në këtë udhëtim nga Young Zerka me të cilin përflitet se është në një marrëdhënie  dashurie .

Vetë këngëtarja nuk ka preferuar të flasë rreth  kësaj teme duke i shtuar dhe më shumë dyshimet. Në media gjatë intervistave të tyre të përbashkëta ata janë shprehur se janë vetëm miq dhe nuk kanë dashur të flasin më shumë. Por ajo bënë përshtypje fakti që këngëtari Zerka e ndjek vazhdimisht Ronelën në instagram dhe pëlqen të gjitha fotot që ajo publikon.

Dedikim i veçantë  i ish-Miss Shqiptar ,fjalë të ndjera

Images

Suada Sherifi një ndër femrat më të bukura shqiptare i ka bërë një dedikim të veçantë mikes së saj të ngushtë me rastin e ditëlindjes së saj. Bukuroshja gjithmonë është treguar disi e  rezervuar për jetën e saj private dhe shumë pak dihet për rrethin e saj miqësor. Por kësaj here ka zgjedhur  të  postoj  ketë dedikim të sinqertë për shoqen e saj më të mirë . Suada e quan mikeshën e saj dashurin  e jetës së saj dhe i shpreh mirënjohjen e saj për gjithçka ka bërë për të dhe për çdo moment që i ka qëndruar pranë. Kjo deklaratë nxjerr në pah një anë pozitive të karakterit ish-basketbollistes si një mikesh e mirë dhe besnike e cila e vlerëson dhe është mirënjohëse për  gjithçka që shoqja e saj ka bërë për të. Ajo ka shkruar poshtë videos këto fjalë : “Sonte ka ditëlindjen dashuria jetës sime! The one and only ajo qe rri gjithmonë backstage, por qe i jep drite gjithçkaje përreth saj ! Happy Birthday Bestie ! May God shower you with blessings today and alway.” –thotë Suada

Ish-Missi shqiptar tregon se miqësia e tyre është shumëvjeçare dhe ka nisur që bankat e shkollës. Me sa duket miqësia e tyre i ka rezistuar viteve dhe është  forcuar me kalimin e kohës. Një miqësi e tillë rreth 20-vjeçare është një diçka e rrallë që jo shumë njerëz kanë fatin ta përjetojnë në jetën  e tyre. Në video të dy mikeshat janë duke kënduar  dhe duken shumë të lumtura në shoqërinë e njëra-tjetrës.

ice_screenshot_20170915-231136-1300x1100

Ajo që të bënë përshtypje është se të dyja vajzat janë veshur me veshje verore që do të thotë se kjo është një video e vjetër , e bërë kohë më parë. Me sa duket kjo video është një kujtim i bukur për Suadën, të cilin bukuroshja shqiptare ka vendosur ta ndaj me ndjekësit  e saj në instagram të cilët nuk kanë munguar me komentet dhe urimet e tyre

 6 fakte të çuditshme  që nuk dinit për Beyonce

beyonce02_v_4feb13_pa_p_b

 

1.Beyonce shkroi këngën ‘Crazy In Love’ në dy orë …!

Në vitin 2002, producentja amerikane Rich Harrison po përpiqej të bindte kolegët se drafti i parë i “Crazy In Love” ishte një material shumë i mirë  .Harrison ishte i bindur se ai kishte  diçka të veçantë, por vendosi ta mbante atë në sirtarin e tij derisa erdhi artistja e duhur. Beyonce i dha Harrisonit dy orë për të kompletuar këngën dhe tekstet e saj,e cila u kthye në hit.

download

 

2. Beyoncé vuajti nga depresioni në kohën e grupit Destiny’s Child.

Kur Luckett dhe Roberson u larguan nga grupi i Destiny’s Child, Beyonce u fajësua publikisht nga mediat dhe kritikët dhe për shkakun e shkatërrimit të grupit. Ajo ka folur për vuajtjen nga depresioni në atë kohë, kur ajo mbyllej në dhomën e saj për ditë të tëra.

landscape_showbiz-beyonce-through-the-years-8.jpg

3. Në 1995 babai i Beyonce dha dorëheqjen nga puna e tij për të menaxhuar grupin. Matthew Knowles mori një ulje pagese prej 50% kur ai u largua nga puna për të menaxhuar Beyonce. Ky veprim zvogëloi të ardhurat e familjes së Beyoncës dhe prindërit e saj u detyruan të lëviznin në apartamente të ndara.ba

4. Në Turneun e 2007 të quajtur ‘The Beyonce Experience’ këngëtarja  pati të ardhura bruto më shumë se 24 milionë $. Në turneun e saj të parë, Beyonce vizitoi 97 vende  dhe turneu shiti mbi 24 milionë dollarë. Beyonce ishte gruaja më e fuqishme në muzikë dhe më e pasura.

5. Beyonce kishte pasur vetëm një të dashurin para Jay Z.

Ajo i tha The Telegraph në vitin 2008; “Kur isha 12, 13 kisha të dashurin tim të parë, dhe ai ishte i dashuri im deri në moshën 17 vjeçare. Kjo ishte përvoja ime e vetme me një djalë dhe që atëherë unë kam pasur vetëm një të dashurin tjetër në jetën time – Jay-Z.

jay-bey.jpg

6. Ishte Kelly që bëri njoftimin se grupi Destiny’s Child do të ndahej.

Ishte më 11 qershor 2005, gjatë fundit të turneut të tyre evropian në Barcelonë, se Kelly Rowland njoftoi se grupi do të shpërbëhej.

Si të vishesh si një grua franceze: Tre këshilla për tu mbajtur mend

 

download

Revistat dhe bloge  janë plot me këshilla se si të kesh një  pamjen franceze. Gratë e këtij vendi kanë  shumë elegancë dhe  janë përgjithmonë në krye në lidhje me stilin e tyre të veshjes. Moda franceze mund të jetë misterioze, por nuk është plotësisht e paarritshme.

Ja disa këshilla për tu mbajtur mend:

 

Këshillë për të mbajtur mend : “Përdorni ngjyra neutrale  “

 come-indossare-il-basco

“Thjeshtësia është gjithçka që ju nevojitet,”, tha për The Local, Nicolas Hobbs, një fotograf  i modës në Paris.

 

Ju nuk do të shihni shumë ngjyra të ndritshme në rrugët e Francës. Veshjet me ngjyra të zeza janë imazhi klasik i elegancës franceze, shik ,e bardha, blu, gri janë shumë të popullarizuara.

 

Dhe në qoftë se gratë franceze përdorin  ngjyra të forta, ata kanë tendencë të zgjedhin një ose dy nuanca, tonalitete të afërta dhe  jo kontraste  të forta . Pra vajza dhe zonja mos e ekzagjeroni me ngjyrat .

Këshillë  për të mbajtur: “Thuaj lamtumirë të brendshme pambuku”

 

Pse nuk mund të gjesh ndonjë të brendshme të thjeshtë të pambukut në Francë?

“Sepse gratë franceze thjesht nuk e veshin atë”, tha stilistja franceze Anelle Coetzee .  Ato veshin rroba të buta të përditshme, të bardhë,” tha Coetzee.”Është mënyra me të cilën ne jemi rritur nga nënat dhe gjyshet tona, është diçka që bëjmë për veten tonë, të ndihemi të sigurt dhe mirë , ne jemi gra mbi të gjitha!” tha stilistja franceze Anelle Coetzee për The Local.”

french-style-1-660x400

Këshillë për të mbajtur mend : “Harro trendet e reja “

 

Po, Franca mund të ketë Zaras dhe H & Ms të shesin modën në çdo cep, por themeli i stilit francez ende qëndron në klasikët.

 

“Kam edhe klientë francezë dhe ata kurrë nuk më pyesin për tendencat aktuale ose cilat janë ngjyrat e momentit, por unë i marr ato pyetje shumë nga të huajt, veçanërisht amerikanët”, tha Guinut.

“Gratë franceze nuk janë skllevër të modës, por thjesht ndjekës të stilit. Ata do të shqyrtojnë me kujdes trendët e sezonit të ri dhe do të zgjedhin një ose dy artikuj për të rinovuar pamjen e tyre, duke i dhënë një kthesë të re”, shpjegoi Anélle Coetzee tek The Local.

Pra, vishni gjëra që  ju përshtaten me stilin tuaj dhe mos u fiksoni me tendencat me të reja sepse jo të gjithë mund të duken bukur me to.

 

 

Pesë Shades Of Dakota: 5 Gjërat që njerëzit nuk  dinë për Dakota Johnson

Dakota-Johnson-In-Cushnie-et-Ochs-Fifty-Shades-Freed-LA-Premiere

Dakota Johnson shumica prej nesh e njohin atë si aktore e  Fifty Shades of Grey.  Disa nga ne mund të kenë filmat e saj të bujshëm parë në ekran por ka shumë gjëra  që nuk dimë për yllin e Fifty Shades.  Ashtu si, për shembull, emrat  e  njohur në pemën e saj familjare. Këtu janë 5 fakte për Dakota Johnson ose, siç mund ta quajnë disa, “ajo vajzë e Fifty Shades of Grey.”

1-Pema e saj e familjes është e mbushur me fytyra të njohura

Prindërit e saj janë aktorët, Melanie Griffith dhe Don Johnson. Për fat të keq, prindërit e saj u divorcuan në vitin 1994.Gjyshja e saj është aktorja Hitchcock Tippi Hedren. Po, kjo tregon se  talenti i saj është  i trashëguar. Kurrë nuk kemi dëgjuar për një pemë familjare me kaq shumë emra të famshëm! Tani, Dakota Johnson është një tjetër emër i famshëm në atë pemë.

 

2-Ajo është aktiviste për të drejtat e kafshëve

Ashtu si gjyshja e saj Tippi Hedren, Dakota Johnson është gjithashtu një aktiviste për të drejtat e kafshëve. Si gjyshja, si mbesa do të themi? Në vitin 2014, Johnson shpëtoi 12 kuaj nga therja duke paguar për ta.

3-Ajo u rrit me armë zjarri dhe me kuaj në Kolorado

Ajo mund të luajë Anastasiaian  e  pafajshme  dhe naive në filmat Fifty Shades, por rritja e Johnsonit ishte krejtësisht ndryshe . Ajo u rrit në Kolorado në shtëpinë e babait të saj, ku mësoi të ndizte zjarr, të udhëtonte me motoçikleta dhe madje të gjuante me  armë. Dhe kjo ishte e gjitha para se ajo ishte 10 vjeç! Është e vështirë të imagjinohet një 10 vjeçar këto ditë duke gjuajtur me armë, duke hipur në motoçikleta ose duke ndezur  zjarr. Por kjo tregon se fë miririja e saj ka qenë  e mbushur plot aventura dhe liri.

4-Ajo kurrë nuk doli në  një  takim dashurie

 

Dakota Johnson kurrë nuk ka pasur  marrëdhënie rastësor gjatë adoleshencës së saj . Ajo ka pasur  vetëm marrëdhënie afatgjata.. Pra, Johnson ka një  pikëpamjet konservatore mbi marrëdhëniet. Me sa duket ajo ka qenë gjithmonë në marrëdhënie afatgjata dhe serioze. Kjo ndoshta shpjegon pse ajo ka qenë në një marrëdhënie me modelin Matthew Hitt që nga viti 2014.

a14S7O79_400x400

5-Ajo urrente shkollën

Disa  prej nesh mund të themi me siguri të madhe  e  kemi urryer  shkollën .  Të gjithë kemi arsyet tona përse. Johnson, për shembull, e urrente shkollën, sepse ajo ndjehej si një “e huaj”. Ajo ka thënë  se nuk e kuptoi procesin e shkollës si fëmijë dhe u ndie “e mbytur”. Ajo preferonte të dilte me miqtë e saj sesa të shkonte në shkollë. Admirojmë ndershmërinë e saj.

Cfarë duhet të bësh që të jesh njeri i suksesshëm

car.jpg

1-Duhet të  duhet të  jesh njeri mendje hapur. Mos gjyko të tjerët dhe prano ide dhe mendime të reja .

2-Bëj komplimente te tjerve. Përgëzoj të tjerët për arritjet që ata kanë në jetë .

3-Mëso  nga njerëzit e tjerë . Nga të gjithë njerëzit që takon  përpiqu të mësosh dicka të re dhe të fitosh eksperienca të reja.

4- Merr pergjegjësi të plotë për gjërat që bën dhe thua. Duhet të jesh sa më i pergjegjshëm për gjërat që bën dhe thua dhe asnjëherë mos fajëso të tjerët për gjërat e tua.

5-Pranoj gabimet e tua.

6- Pranoje veten ashtu sic je. Ti nuk mund të jesh perfekt pasi askush nga ne nuk është . Pranoje veten në tërësi  me të mirat dhe të metat që ke .

7-Mendo pozitivisht .Largoj mendimet negative .

8-Merr inisitativa të reja . Rreziko .Bëjë dicka që nuk e ke bërë më parë .

9-Mos fol keq për të tjërët . Mos  fol mbas shpinës për të tjerët. Mos u merr me thashetheme.

10-Kalo kohë me të tjerët .Bëhu tip i shoqërueshëm. Mos qëndro i izoluar dhe vetëm.

11- Merr vendime shpejt. Ji i vendosur dhe percaktoje shpejt atë që do por mos e ndrysho mendimin tënd shpejt pasi kjo gjë tregon pasiguri.

12-Mëso cdo ditë dicka të re . Përmirësoje veten dhe jetën tënde cdo ditë.