Si të vishesh si një grua franceze: Tre këshilla për tu mbajtur mend

 

download

Revistat dhe bloge  janë plot me këshilla se si të kesh një  pamjen franceze. Gratë e këtij vendi kanë  shumë elegancë dhe  janë përgjithmonë në krye në lidhje me stilin e tyre të veshjes. Moda franceze mund të jetë misterioze, por nuk është plotësisht e paarritshme.

Ja disa këshilla për tu mbajtur mend:

 

Këshillë për të mbajtur mend : “Përdorni ngjyra neutrale  “

 come-indossare-il-basco

“Thjeshtësia është gjithçka që ju nevojitet,”, tha për The Local, Nicolas Hobbs, një fotograf  i modës në Paris.

 

Ju nuk do të shihni shumë ngjyra të ndritshme në rrugët e Francës. Veshjet me ngjyra të zeza janë imazhi klasik i elegancës franceze, shik ,e bardha, blu, gri janë shumë të popullarizuara.

 

Dhe në qoftë se gratë franceze përdorin  ngjyra të forta, ata kanë tendencë të zgjedhin një ose dy nuanca, tonalitete të afërta dhe  jo kontraste  të forta . Pra vajza dhe zonja mos e ekzagjeroni me ngjyrat .

Këshillë  për të mbajtur: “Thuaj lamtumirë të brendshme pambuku”

 

Pse nuk mund të gjesh ndonjë të brendshme të thjeshtë të pambukut në Francë?

“Sepse gratë franceze thjesht nuk e veshin atë”, tha stilistja franceze Anelle Coetzee .  Ato veshin rroba të buta të përditshme, të bardhë,” tha Coetzee.”Është mënyra me të cilën ne jemi rritur nga nënat dhe gjyshet tona, është diçka që bëjmë për veten tonë, të ndihemi të sigurt dhe mirë , ne jemi gra mbi të gjitha!” tha stilistja franceze Anelle Coetzee për The Local.”

french-style-1-660x400

Këshillë për të mbajtur mend : “Harro trendet e reja “

 

Po, Franca mund të ketë Zaras dhe H & Ms të shesin modën në çdo cep, por themeli i stilit francez ende qëndron në klasikët.

 

“Kam edhe klientë francezë dhe ata kurrë nuk më pyesin për tendencat aktuale ose cilat janë ngjyrat e momentit, por unë i marr ato pyetje shumë nga të huajt, veçanërisht amerikanët”, tha Guinut.

“Gratë franceze nuk janë skllevër të modës, por thjesht ndjekës të stilit. Ata do të shqyrtojnë me kujdes trendët e sezonit të ri dhe do të zgjedhin një ose dy artikuj për të rinovuar pamjen e tyre, duke i dhënë një kthesë të re”, shpjegoi Anélle Coetzee tek The Local.

Pra, vishni gjëra që  ju përshtaten me stilin tuaj dhe mos u fiksoni me tendencat me të reja sepse jo të gjithë mund të duken bukur me to.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s