Të lutem mos hesht!

 

dhuna

Shumë shpesh është folur nga shoqata dhe organizata të ndryshme por dhe në media për dhunën në familje ,duke apeluar për të reduktuar këtë dukuri e cila prek familjen shqiptare . Dhuna në familje është shndërruar tashmë në një plagë të shoqërisë shqiptare e cila vazhdon të ekzistoj dhe nuk po njeh shërim. Dhe kur përdor fjalën plagë më besoni që nuk e ekzagjeroj. Dhuna në familje është një plagë në trupin e shoqërisë tonë e cila prek bërthamën e shoqërisë që është familja. Të thuash që dhuna në familje nuk është problematike dhe është një fenomen në zhdukje do të ishte jorealiste, pasi ky fenomen është i përhapur në krahina të largëta por dhe në qytete të mëdha pa përjashtuar kryeqytetin.

Në familje të ndryshme shqiptare sot përdoret dhune fizike , psikologjike , verbale, etj . Kryesisht janë meshkuj ata që ushtrojnë dhunë mbi anëtarët e tjerë të familjes. Dhuna në familje është dukuri që ka si shkak shumë faktor. Një familjar ushtron dhunë ndaj pjestarëvë të tjerë të familjes për arsye të : vështirësive ekonomike , mentalitetit të prapambetur , mungesës së arsimit ,çrregullimeve psikologjike etj; pra , me pak fjalë lidhet me faktorët ekonomik, shoqëror , kulturor dhe psikologjik. Por unë nuk dua të ndalem tek faktorët që shkaktojnë dhunën në familje.

Ajo që mua më shqetëson realisht lidhet me faktin se janë shumë të pakta gratë që e ngrenë zërin për të mbrojtur veten , fëmijët e tyre dhe të drejtën e tyre për të  mos u dhunuar. Shumë gra i justifikojnë sjelljet e bashkëshortëve të tyre dhe as nuk provojnë që të ngrenë zërin ndaj dhunës që burrat kryejnë kundrejt  tyre. Më indinjon pa masë heshtja e këtyre grave të nënshtruara ndaj burrave të tyre prepotent dhe agresiv , të cilët nuk e njohin dhe nuk dinë ta përdorin forcën e fjalës. Disa të tjerë mund të më kundërshtojnë duke thënë se ato e kanë të pamundur të ngrenë zërin sepse jetojnë në zona të thella dhe përveç mentalitetit dhe frikës ato kanë dhe varësi ndaj bashkëshortëve të tyre. Po , jam dakord në këtë pikë që disa gra ndodhen në rrethana të vështira  dhe nuk mund të mbrojnë vetveten dhe fëmijët e tyre. Por diçka duhet bërë patjetër sepse ndryshimet e mëdha  vijnë  nga ndryshimet e vogla. Nëse rrimë indiferent , kemi frikë dhe nuk kërkojmë të drejtat tona kush do ta bëj për ne ? Nëse ne heshtim aty ku duhet të ngremë zërin ,  nëse nuk themi ndal , jo më , kush mund të na  ndihmoj ? Askush më mirë se një  grua  e dhunuar nuk e di se ç’është dhuna dhe çfarë pasojash sjell ajo te fëmijët dhe tek ajo vetë .

Jeta është një dhe e vetme . Çdo njeri është i lirë të jetoj jetën e tij ashtu siç dëshiron dhe të jetë i lirë në zgjedhjet që bën.  Asnjë qenie njerëzore nuk ka të drejtë të dhunoj një qenie tjetër për çfarëdo lloj arsye dhe ta kufizoj atë në zgjedhjet që  bën. Prandaj zëri i këtyre grave duhet të jetë më i fuqishëm se kurrë. Pasi atyre i është shkelur e drejta e tyre thelbësore dhe janë shndërruar në skllave të burrave të tyre. Ato kanë mohuar vetveten duke flakur jetën e tyre dhe duke qëndruar pasive ndaj padrejtësisë që i bëhet.  Për të qenë më të saktë kjo nuk është thjeshtë një padrejtësi që këtyre grave u bëhet por një shtypje dhe presion që ushtrohet ndaj personalitetit të tyre duke i nënshtruar dhe duke i mohuar si individ.

Një grua është një qenie e brishtë dhe shumë sociale e cila meriton respekt dhe përkujdesje . Është e pa tolerueshme dhe e pa  imagjinueshme që akoma në vitin 2017 , shekullin  XXI në Shqipëri disa  meshkuj ushtrojnë dhunë në çdo lloj forme mbi familjarët e tyre . Dhuna e ushtruar në mënyrë jo humane që kalon deri në plagosje dhe shpërfytyrim të personit është kaq e ulët dhe jo njerëzore . Si mundet një person te jetë kaq monstruoz sa të dhunoj në këtë lloj forme pjesëtarët e familjes së tij . Prandaj nëse një grua hesht dhe nuk bën as përpjekjen më të vogël për të ndaluar bashkëshortin e saj atëherë ajo përveç se mohon jetën dhe lumturinë e saj , ajo dënon dhe pjesëtarët e tjerë  të familjes të jetojnë me dhunën në vatrën e tyre familjare . Këtyre fëmijëve i mohohet të kenë një  fëmijëri të qetë dhe të lumtur pasi dhuna ndikon  në karakterin dhe sjelljen e tyre kur ata të jenë adult.

Nëse një zë që duhet të bërtas për të mbrojtur veten hesht dhe ky zë ndiqet nga mijëra zëra të tjerë që vendosin të heshtin, problemi merr përmasa më madhore . Shoqëria bëhet pasive , e neglizhon këtë problem duke e mirëpranuar në gjirin e saj, duke e konsideruar dhunën si diçka normale. Por si mund të pranohet dhuna si diçka normale, kur është një sjellje kaq agresive dhe brutale. Mjafton që zëri i këtyre grave të filloj të dëgjohet vetëm pak, për tu bërë më pas i fuqishëm e të ndiqet nga shumë të tjera. Për t’i thënë mjaft , stop dhunës në familje .

Prandaj të lutem mos hesht . Rebelohu … Të lutem mos hesht .

Nga: ARJOLA  Ajdinaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s