Shqipëria, vendi i ëndërrave të vrara

dream

Eh,  Shqipëri!

Si cdo i ri dua edhe unë të jap kontributin për vendin tim.

Vendin ku ka punë por nuk ka profesionistë!

Më vjen të qesh, të qesh me të madhe. C’është kjo idiotësi?! Turp!

Ku thuhet që në punë futesh me meritokraci. (Qesh), përsëri do qesh!

Meritokraci por sa për sy e faqe!

Bëhen konkurse për autoreklam mediatike.

Talleni me rininë. Turp! Turp t’ju vij!

Meritokracia është kë njeh, kë ke mik, kush të ka adresuar, kujt do i japësh kafen!

Turp!

Rinia rri gjithë ditën në kafe?! Po përse vallë? A keni pyetur ndonjëherë?

Epo këtu ka punë por nuk ka profesionistë.

Këtu ka aq punë saqë gjithë shqiptarët duan të ikin sa më parë.

Emigrimi një plagë e hapur që vazhdon e po shtohet.

Ah Shqipëria ime!

Gjen një punë por mund të heqin si pa të keq, sepse djali i X, goca e Y, dashnorja e Z shfaqen papritur.

Këtu ku nxjerrin në rrugë të madhe një kryefamiljar pa u interesuar asgjë.

Këtu ku kamarieri i drejtohet banakierit:

–  Z. avokat bëj një kafe dhe një ujë pa gaz.

–  Patjetër Z. inxhinier.

Eh Shqipëri!

Ka punë por nuk ka profesionistë!

Askush se can kokën për ty. Mjafton që hienat të mbushin xhepat e tyre.

Këtu ku mund të jesh në një punë por ndërrohen partitë dhe ti “ecën” si top futbolli.

Ecën, ecën, provon diku tjetër por…

Dhe përsëri vazhdon provon se nuk mund të dorëzohesh në rini.

Ngrihesh përsëri dhe përsëri, por prapë të godasin mbas shpine…

Mjaft!

Boll më!

U lodha!

Ëndërrat u zhdukën. Ku shkuan?

Janë vrarë!

Ah moj Shqipëri e mjera Shqipëri!

B.A

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s