Revista ALbatros

Gjithcka që ju duhet është ketu…

Një nga fjalimet më frymëzuese të shek. XX “Unë kam një ëndërr”

Leave a comment

i-have-a-dream

Le të mos zhgryhemi në luginën e dëshpërimit ju them juve sot miqtë e mi.

Dhe megjithëse sot ne përballemi me vështirësitë e së sotmes e së nesërmes unë ende kam një ëndërr. Është një ëndërr e rrënjosur thellë në ëndrrën amerikane.

Unë kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe do të jetojë sipas kuptimit të vërtete të kredos se tij: “Ne i mbajme këto të vërteta të jenë vetëprovuese se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.”

Unë kam një ëndërr se një ditë në kodrat e kuqe të Xhorxhias, bijtë e ish-skllevërve dhe bijtë e ish-skllavopronarëve do të jenë në gjendje të ulen së bashku në tryezën e vllazërisë.

Unë kam një ëndërr se një ditë, edhe shteti i Misisipit, një shtet i përvëluar nga nxehtësia e padrejtësisë, i përvëluar nga nxehtësia e shtypjes, do të transformohet në një oaz të lirisë dhe drejtësisë.

Unë kam një ëndërr se 4 fëmijët e mi do të jetojnë një ditë ne një komb, ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por nga përmbajtja e karakterit.

Unë kam një ëndërr se një ditë atje poshtë në Alabama, me racistët e saj të poshtër, me guvernatorin që i rrjedhin nga goja fjalet e “ndërpozicionit” e “nulifikimit” – një ditë tamam atje në Alabama, djemtë dhe vajzat e vogla zezake do të mund të kapen për dore me djemtë dhe vajzat e bardha si vëllezër e motra.

Unë kam një ëndërr sot.

Unë kam një ëndërr se një ditë çdo luginë do të ngrihet, çdo mal e kodër do të ulet, të thepisurat do të sheshohen e të shtremberat do të drejtohen: “Lavdia e perëndisë do të zbulohet, e njerëzia do ta shohë atë së bashku.”

Kjo është shpresa jonë e me këtë besim unë kthehem në jug.

Me këtë besim do të jemi në gjendje të shkëpusim nga mali i dëshpërimit një gur shprese. Me këtë besim, ne do të jemi në gjendje të transformojmë notat e çakorduara të kombit tonë në një simfoni të bukur të vllazërisë. Me këtë besim ne do të jemi në gjendje të punojmë së bashku, lutemi së bashku, luftojmë së bashku, shkojmë në burg së bashku, të ngrihemi për lirinë së bashku duke ditur se një ditë ne do të jemi të lirë.

Kjo do të jetë dita, kjo do të jetë dita kur të gjithë fëmijët e perëndisë do të jenë në gjendjë të këndojnë me kuptim të ri:

Vendi im, tokë e ëmbël e lirisë ty të këndoj

Toka ku të parët e mi vdiqën, tokë e krenarisë së shtegtimeve.

Nga çdo shpat mali liria le të kumbojë!

Dhe nëse Amerika do të bëhet një komb i madh kjo duhet të bëhet realitet.

Le të kumbojë liria nga kodrat e jashtëzakonshme të Nju-Hempshirit.

Le të kumbojë liria nga malet e hijerënda të Nju-Jorkut.

Le të kumbojë liria nga majat me borë të Kolorados.

Le të kumbojë liria nga rrëpirat lakore të Kalifornisë.

Por jo vetëm kaq:

Le të kumbojë liria nga mali i gurtë i Xhorxhias.

Le të kumbojë liria nga malet e Tenesisë.

Le të kumbojë liria nga çdo kodër e kodrinë në Misisipi.

Nga çdo shpat mali, le të kumbojë liria.

Dhe kur kjo të ndodhë, kur ne e lejojmë lirinë të kumbojë nga çdo fshat e çdo lagje, nga çdo shtet e qytet, ne do të jemi në gjendje të shpejtojmë ditën kur të gjithë fëmijët e perëndisë, të bardhë, të zinj, hebrej e johebrej, protestantë e katolikë, do të mund të kapen përdore e të këndojnë fjalët e vjetra shpirtërore zezake:

Të lirë më në fund! Të lirë më në fund!

Falë perëndisë së gjithëfuqishme, më në fund ne jemi të lirë.

 

Martin Luther King

 

Advertisements

Author: revistaalbatros

Revista ALBatros  është nje  revistë që i dedikohet te gjitha moshave . Ajo ka rukrika të shumëllojshme. Në këtë revistë do të gjeni artikuj nga të gjitha fushat dhe për të gjitha moshat . Rubrikat tona i dedikohen femrave, meshkujve, adoleshentëve , të rinjve , të moshuarve  dhe studentëve. Temat që ne trajtojmë  lidhen me shëndetin, ushqimin, gatimin  modën, veshjet ,keshilla bukurie ,suksesin , dashurinë, nënat e reja , martesa dhe dashuria ,miqësia , kuriozitete, fakte dhe informacione te shumëllijshme, aforizma dhe shprehje të bukura, art, libra , filma, materiale motivuese  dhe nje kategori dedikuar njerëzve të famshëm.  Revista AlBatros është  unike në llojin e saj .Në të do të gjeni informacione  të vecanta që do t’ju  përmirësojnë jetën tuaj. Shkrimet tona janë informuese , edukuese , motivuese dhe argëtuese.  Jeni të mirëpritur të gjithë ju lexues të bëheni pjesë e kësaj reviste duke shtuar komentet tuaja në shkrimet tona .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s