Revista ALbatros

Gjithcka që ju duhet është ketu…

Këshilla për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur..

Leave a comment

dog

 

1- Flini gjumë mjaftueshëm . Ju duhen maksimumi 8 orë gjumë  për të qenë energjik dhe i freskët  gjatë  ditës . Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj dhe është dicka e nevojshme për funksionimin e mirë të trurit dhe trupit tuaj  .

2- Hani sa më shumë fruta dhe zarzavate . Eleminoni ushqimet e konservuara ,me shumë yndyrë ose fast food. Pini sa më shumë lëngje .Ujë është shumë i nevojshëm për trupin tuaj. Ai hidraton trupin tuaj dhe  lufton dhe plakien . Ushqehuni sa më mirë me ushqime të kontrolluara dhe të shëndetshme.

3-Bëni të paktën 30 minuta ecje në natyrë  në ditë .Ecia  përmirëson metabolizmin tonë ,tonifikon trupin dhe lufton stresin .Dalja në natyrë  përmirëson mushkëritë tuaja ,jep paqe dhe qetësi trupit dhe lufton stresin dhe depresionin .

4-Bëjë të paktën 30 minuta  ushtrime fizike në ditë .Mund të zgjedhësh të shkosh në një  palestër por nëse nuk ke mundësi ekonomike ose kohë mund të  ushtrohesh edhe në kushte shtëpie .Mjafton të bësh disa ushrime të thjeshta gjimnastikore ose nëse do një trup më të tonifikuat mund të ndjekësh programe të ndryshme në youtube.

5- Relaksohuni .Dedikoi vetes të paktën një orë në ditë për t’u relaksuar . Mund të zgjedhësh të lexosh një libër . Të  clodhesh duke dëgjuar një muzikë që të pëlqen ose  mund të praktikosh joga ose meditim . Secili nga nga ne ka një teknik të vetën për tu relaksuar . Disa pëlqejnë të pikturojnë ,disa të lexojnë ,të tjerët të meditojnë , disa pëlqejnë të dëgjojnë muzikë ose të luajnë një vegël muzikore , të tjerë të shkruajnë dicka ,të tjerë të shohin filmin e tyre të preferuar . Jeni të lirë të bëni  cfarë të doni  e rëndësishme është të jeni të fokusuar tek vetja dhe të merreni një orë në ditë me atë që ju bënë me të vërtet të ndiheni i lirë dhe i lumtur .

6- Fokusohu tek gjërat positive që keni në jetën tuaj . Jetoj ditët një nga një dhe mos u mbingarkoni me probleme dhe punë më shumë nga cfarë mund të bëni ose përballoni  .  Merrni frymë dhe kujtoni se dita është vetëm 24 orë dhe jo gjithcka mund të bëhet brenda ditës . Cdo problem do kohën e vetë  të zgjidhjes dhe disa gjëra duhet thjeshtë t’i lini të zgjidhen vetë .

7- Komunikoni sa më shumë me miqtë dhe njerzit që iu rrethojnë .Do të reduktoj stresin dhe  do të mësoni shumë gjëra të reja.  Pranoj të tjerët ashtu sic janë dhe mos u përpiqni t’i ndryshoni  ata . Buzëqesh sa më shumë dhe tregohu i sjellshëm dhe i dashur me të tjerët .Pozitiviteti permirëson jetën dhe shëndetin tënd por  gjithashtu trasmeton   pozitivitet  tek të tjerët .

 

Advertisements

Author: revistaalbatros

Revista ALBatros  është nje  revistë që i dedikohet te gjitha moshave . Ajo ka rukrika të shumëllojshme. Në këtë revistë do të gjeni artikuj nga të gjitha fushat dhe për të gjitha moshat . Rubrikat tona i dedikohen femrave, meshkujve, adoleshentëve , të rinjve , të moshuarve  dhe studentëve. Temat që ne trajtojmë  lidhen me shëndetin, ushqimin, gatimin  modën, veshjet ,keshilla bukurie ,suksesin , dashurinë, nënat e reja , martesa dhe dashuria ,miqësia , kuriozitete, fakte dhe informacione te shumëllijshme, aforizma dhe shprehje të bukura, art, libra , filma, materiale motivuese  dhe nje kategori dedikuar njerëzve të famshëm.  Revista AlBatros është  unike në llojin e saj .Në të do të gjeni informacione  të vecanta që do t’ju  përmirësojnë jetën tuaj. Shkrimet tona janë informuese , edukuese , motivuese dhe argëtuese.  Jeni të mirëpritur të gjithë ju lexues të bëheni pjesë e kësaj reviste duke shtuar komentet tuaja në shkrimet tona .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s