Revista ALbatros

Gjithcka që ju duhet është ketu…

Keshillat e mencuraura nga filozofi kinez Confucius qe mund t’iu ndryshojn jeten

Leave a comment

confucius

1-Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.

2-Lavdia jonë më e madhe qëndron jo në të mos rrëzuarit, por në të ngriturit sa herë që rrëzohemi.

3-Atij që i di të gjithë përgjigjet, me siguri nuk i janë bërë të gjithë pyetjet.

4-Unë dëgjoj dhe harroj. Unë shoh dhe kujtoj. Unë bëj dhe kuptoj.

5-Nëse bën një gabim dhe nuk e korrigjon, ky po që quhet gabim.

6-Urtësinë mund ta mësojmë me tre mënyra: Së pari, përmes reflektimit, që është më fisnikja; së dyti përmes imitimit, që është më e kollajta; dhe së treti përmes eksperiencës, që është më e hidhura.

7-Vullneti për të fituar, dëshira për të patur sukses, nevoja për të arritur potencialin e plotë… këto janë tre çelësat që do të hapin derën drejt përsosmërisë personale.

8-Kudo ku shkon, shko me zemër.

9-Zgjidh një punë që e dashuron, dhe nuk do të të duhet të punosh as edhe një ditë në jetë.

10-Çdo gjë ka bukurinë e vet, por jo të gjithë e shohin.

11-Eshtë e kollajtë të urresh dhe e vështirë të duash. Kështu funksionon e gjithë skema e gjërave. Të gjithë gjërat e mira janë të vështira të arrihen; dhe gjërat e këqia kapen kollaj.

12-Nëse ajo që do të thuash nuk është më mirë se heshtja, atëherë mbaje gojën mbyllur.

13-Dituria e vërtetë është të dish madhësinë e injorancës tënde.

14-Studio të kaluarën, nëse do të përcaktosh të ardhmen.

15-Në një vend të qeverisur mirë, duhet të kesh turp nga varfëria. Në një vend të qeverisur keq, duhet të kesh turp nga pasuria.

16-Njeriu superior është i stresuar prej limiteve të aftësive të tij; ai nuk stresohet nga fakti që njerëzit nuk ia shohin aftësinë që ai ka.

17-Nuk është asgjë të të tregojnë se e ke gabim, nëse nuk vazhdon që ta kujtosh vazhdimisht.

18-Të dish atë që di dhe atë që nuk di, kjo është dija e vërtetë.

19-Respekto veten, dhe të tjerët do të të respektojnë.

20-Jeta është vërtetë e lehtë, por ne këmbëngulim që ta ndërlikojmë.

21-Mbaj besnikërinë dhe sinqeritetin si parimet kryesorë.

22-Suksesi varet nga përgatitja e mëparshme, dhe pa këtë përgatitje, e sigurtë që do të vijë dështimi.

23-Ai që lëviz malin, e fillon duke hequr guralecë të vegjël.

24-Kur është e qartë se objektivat nuk mund të arrihen, mos ndrysho objektivat, por hapat që ndërmerr për t’i arritur.

25-Lëndimet harroji, por mirësinë mos e harro kurrë.

26-Njerëzit më argëtues janë njerëzit më të trishtë.

27-Nëse mendon për një vit, mbill një farë; nëse mendon për dhjetë vjet, mbill pemë; nëse mendon për 100 vjet, mëso njerëzit.

28-Heshtja është një mik i mirë, që nuk të tradhëton ansjëherë.

29-Koha rrjedh si uji në lumë.

30-Më mirë një diamant që ka një të metë, se sa një guralec që nuk ka asnjë.

31-Nuk mundesh që të hapësh një libër dhe të mos mësosh diçka.

32-Arsimi ushqen vetëbesimin. Vetëbesimi ushqen shpresën. Shpresa ushqen paqen.

33-Mos u bëj të tjerëve, atë që nuk do të ta bëjnë ty.

34-Sulmo të keqen që është brenda teje, në vend që të sulmosh të keqen që kanë të tjerët.

35-Atë që kërkon njeriu i madh e ka brenda vetes; atë që do, njeriu i vogël e kërkon tek të tjerët.

36-Njeriu i madh mendon gjithmonë për virtytin. Njeriu i vogël mendon gjithmonë për rehatinë.

37-Ai që bën një pyetje është budalla për një minutë. Ai që nuk e bën pyetjen, është budalla për gjithë jetën.

38-Mos u anko për dëborën në çatinë e fqinjit, kur pragu yt është i mbushur plot.

39-Muzika prodhon një kënaqësi, pa të cilën natyra njerëzore nuk do të bënte dot.

40-Kur rritet zemërimi, mendo për pasojat.

41-Njeriu i mençur nuk ka kurrë dy mendje; njeriu dashamirës nuk shqetësohet kurrë; njeriu kurajoz nuk ka frikë kurrë.

42-Konsiderata dhe respekti për të tjerët është baza e një jete të mirë, shoqërie të mirë.

43-Guri i çmuar nuk pastrohet pa e fërkuar fort. Edhe njeriu nuk përsoset pa vështirësi.

44-Jepi një njeriu një tas oriz, dhe do ta ushqesh për një ditë. Mësoji si të rrisë vetë oriz, dhe do t’i shpëtosh jetën.

45-Gjëja më e vështirë nga të gjitha është që të gjesh një mace të zezë në një dhomë të errët, sidomos kur nuk ka fare mace.

46-Ai që mëson por nuk mendon, është i humbur! Ai që mendon por nuk mëson, është në rrezik të madh!

Advertisements

Author: revistaalbatros

Revista ALBatros  është nje  revistë që i dedikohet te gjitha moshave . Ajo ka rukrika të shumëllojshme. Në këtë revistë do të gjeni artikuj nga të gjitha fushat dhe për të gjitha moshat . Rubrikat tona i dedikohen femrave, meshkujve, adoleshentëve , të rinjve , të moshuarve  dhe studentëve. Temat që ne trajtojmë  lidhen me shëndetin, ushqimin, gatimin  modën, veshjet ,keshilla bukurie ,suksesin , dashurinë, nënat e reja , martesa dhe dashuria ,miqësia , kuriozitete, fakte dhe informacione te shumëllijshme, aforizma dhe shprehje të bukura, art, libra , filma, materiale motivuese  dhe nje kategori dedikuar njerëzve të famshëm.  Revista AlBatros është  unike në llojin e saj .Në të do të gjeni informacione  të vecanta që do t’ju  përmirësojnë jetën tuaj. Shkrimet tona janë informuese , edukuese , motivuese dhe argëtuese.  Jeni të mirëpritur të gjithë ju lexues të bëheni pjesë e kësaj reviste duke shtuar komentet tuaja në shkrimet tona .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s